Rrahën dhe grabitën 62-vjeçarin, arrestohen dy të rinjtë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Dy të rinj nga Tirana janë arrestuar në Dibër, pasi kanë grabitur një 62-vjeçar. Në pranga janë vënë G. S., 25 vjeç, banues në Dibër dhe A. T., 20 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Vjedhja me dhunë”,  kryer në bashkëpunim.

Sipas policisë, këta të fundit në qytetin e Peshkopisë i kishin marrë me dhunë një shumë parash shtetasit M. Gj., 62 vjeç, duke i shkaktuar dëmtime në trup, dhe më pas ishin larguar me shpejtësi me automjet.

Policia është vënë në ndjekje të tyre dhe bënë të mundur arrestimin. Gjithashtu “blutë” kanë sekuestruar shuma e parave 364.000 lekë të rinj, që i morën me dhunë 62-vjeçarit.

Njoftimi i policisë:

Dibër/Finalizohet operacioni policor i koduar “Vapori”.

I morën me dhunë një shumë parash, një shtetasi, falë reagimit në kohë, veprimeve hetimore të shpejta dhe profesionale, si dhe ndjekjes së pandërprerë, në kuadër të operaconit “Vapori”, Policia kap dhe arreston brenda pak orësh 2 autorët e dyshuar.

Sekuestrohet shuma e parave 364.000 lekë të rinj, që i morën me dhunë 62-vjeçarit, si dhe automjeti me të cilin u larguan autorët e dyshuar.

Pas marrjes së njoftimit se në sheshin “Vapori”, në qytetin e Peshkopisë, dy shtetas të paidentifikuar kishin zbritur nga makina dhe i kishin marrë me dhunë një shumë parash shtetasit M. Gj., 62 vjeç, duke i shkaktuar dëmtime në trup, dhe më pas ishin larguar me shpejtësi me automjet, shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër dhe ata të Komisariateve të Policisë Dibër dhe Bulqizë, janë vënë menjëherë në ndjekje të autorëve të dyshuar.

Si rezultat i reagimit në kohë, punës së mirorganizuar dhe bashkëpunimit të strukturave të Policisë, u bë i mundur identifikimi i 2 autorëve të dyshuar dhe lokalizimi i automjetit me të cilin ata po qarkullonin.

Në kuadër të operacionit policor “Vapori”, shërbimet e Policisë bënë të mundur që pas disa orësh ndjekjeje, të kapnin, në aksin rrugor Peshkopi-Bulqizë, 2 autorët e dyshuar, të cilët udhëtonin me një mjet tip “Fiat”, në të cilin, gjatë kontrollit, Policia gjeti dhe sekuestroi edhe shumën e parave (364.000 lekë të rinj), që i morën me dhunë shtetasit M. Gj.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore është bërë arrestimi në flagrancë i autorëve të dyshuar:

G. S., 25 vjeç, banues në Dibër dhe A. T., 20 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Vjedhja me dhunë”, kryer në bashkëpunim.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Të fundit

Shqiptarët kthehen nga Britania e Madhe, marrin 1200 paundë nga qeveria

Një azilkërkues i ri me një bluzë me kapuç blu u ul dhe deklaroi me një theks të rëndë...

Bisedat mes Franc Çopjas dhe Ervis Çelës zbulojnë metodat e trafikimit të armëve

Nanda e drejtuar nga Franc Çopja dhe Ervis Çela, e njohur për trafikun e kokainës nga Amerika Latine drejt Evropës, sipas përgjimeve të publikuara...

Mali i Zi i befason të gjithë: rezervon një vend, fle diku tjetër

“Ky lloj turizmi mund të reklamohet si një lojë surprizash - rezervoni dhe pastaj hamendësoni se ku do të flini”. Kështu e përshkruan Milloshi...

Pse milionerët po dynden drejt Dubait?

Pasanikët po dynden drejt Dubait në numër rekord, të tërhequr nga qyteti në shkretëtirë që ka politikë të zero taksave mbi të ardhurat dhe...

Policia Kufitare bllokon 26 mjete lundruese nga Komani në Ksamil

Policia Kufitare dhe ajo Detare po vijojnë monitorimin intensiv të hapësirës detare, liqenore dhe lumore, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë. Gjatë kësaj jave,...

Lajme të tjera

Web TV