Katër opsionet që Juventus po shqyrton për të zëvendësuar De Ligt

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në mungesë të zyrtarizimit, është thuajse fakt se Matthijs de Ligt do të luajë për Bayern Munich nga sezoni i ardhshëm. Mediat gjermane e marrin si të mirëqenë operacionin pasi skuadra bavareze dhe Juventus ranë dakord verbalisht për pagesën e një shume fikse prej 70 milionë eurosh.

Një humbje shumë e ndjeshme për mbrojtjen e bardhezinjve, e cila këtë verë pa edhe Giorgio Chiellinin, i cili debutoi me LAFC mëngjesin e kësaj të hëne, i tha lamtumirë pas 17 vitesh në Torino për të provuar fatin në MLS të Amerikës së Veriut.

Pau Torres (Villarreal), Gabriel Magalhães (Arsenal), Gleison Bremer (Torino) dhe Nikola Milenkovic (Fiorentina) janë disa nga emrat që tregojnë nga Italia për të zëvendësuar De Ligt, i cili sezonin e kaluar luajti 42 ndeshje në të gjitha garat.

Pau Torres, më i shtrenjti
Spanjolli, me kontratë deri në vitin 2024, është opsioni i parë i Juventusit , por edhe më i shtrenjti. Qendërmbrojtësi, i cili ka edhe disa oferta nga Premier League, nuk do të largohej nga “nëndetsja e verdhë” për më pak se 50 milionë euro.
Pau Torres comes down. Salt Milenkovic!

Gabriel ka qenë në objektiv prej muajsh për të përforcuar prapavijën e Massimiliano Allegrit , e cila aktualisht ka vetëm italianët Bonucci, Rugani dhe  Federico Gatti, të huazuar te Frosinone nga Seria B vitin e kaluar. Për Mikel Artetën, rikthimi i Saliba në Arsenal pas huazimit të tij të suksesshëm në Olympique de Marseille mund të lehtësojë largimin e brazilianit nga Emirates Stadium.

Juventus plotting summer move for Gabriel Magalhaes - Football TodayBremer nga ana e tij, praktikisht ka kryer marrëveshjen me Interin, ndërsa Milenkoviç është alternativa më pak tërheqëse, edhe pse ndoshta më realiste sot. Do të shohim se si do të zhvillohen ngjarjet, por ajo që duket qartë është se në Torino priten ditë shumë të ngarkuara.
Milenković - Twitter Search / Twitter

Të fundit

Superiore/ Skema e re e “Final Four”, ja ndryshimet që do të ndodhin në sezonin 2025/2026

“Final Four” pritet të pësojë ndryshim rrënjësor në edicionin e ardhshëm, ndërsa FSHF do të njoftojë vendimin zyrtar në...

Luçiano Boçi: Pas bregdetit, Rama po rrëmben edhe malin

Deputeti i zgjedhur i PD, Luçiano Boçi, tha se Kryeministri Edi Rama po kërkon të rrëmbejë edhe malet e Shqipërisë, siç bëri me bregdetin,...

Përmet, 24-vjeçarja në gjendje të rëndë nga pickimi i gjarprit

Një vajze 24-vjeçareje i është rrezikuar jeta nga pickimi i gjarprit pasi në spitalet e vendit nuk disponohet ilaçi kundër helmimit nga gjarpri. E reja,...

Skandali tek RedBulli, flet ish-drejtuesi i F1: “Horner u tregua idiot”

Bernie Ecclestone, ish-shefi i Formulës 1, komentoi shkarkimin e Christian Hornerit, duke i hedhur benzinë zjarrit për çështjen e skandalit seksual, ku është përfshirë...

Salianji: Në burg luajta futboll pas 18 vitesh

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji tregon se në burg i është rikthyer pasioneve të vjetra, siç është futbolli, teksa shprehet se kishte rreth...

Lajme të tjera

Web TV