Mesazhi i Lewandowskit teksa zbret në Miami: Barcelona është kthyer!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Robert Lewandowski është tashmë në Miami me ekipin e tij të ri, pasi sulmuesi iu bashkua klubit të tij të ri në fazë parasezonale në Shtetet e Bashkuara.

Udhëtimi i Lewandowskit në Miami

Lewandowski u largua nga Mallorca të dielën, ku ka një shtëpi dhe ka kaluar një pjesë të madhe të verës.

Pasi u zyrtarizua marrëveshja mes Barcelonës dhe Bayern Munichut për nënshkrimin e tij, polaku udhëtoi në ishull për t’i thënë lamtumirë familjes së tij përpara se të bashkohej në kampin stërvitor të Barcelonës .

Pas një ndalese në Madrid, Lewandowski u nis për në Miami për t’u bashkuar me kampin stërvitor të ekipit të tij të ri. Pas një udhëtimi 10 orësh, sulmuesi u prit në aeroport nga anëtarët e ekipit të sigurimit të klubit, të cilët e çuan në hotel. Ish- sulmuesi i Borussia Dortmundit do të prezantohet këtë të hënë në orën 19:00 (CEST) në Akademinë e Barçës në Miami. Para kësaj, gjatë gjithë mëngjesit, lojtari do t’i nënshtrohet testeve mjekësore para nënshkrimit të kontratës.

Ndërkohë, tashmë sulmuesi ka dërguar mesazhin e tij të parë për tifozët e Barcelonës si lojtar i skuadrës. Kjo u bë përmes një video të regjistruar për rrjetet sociale nga një kullë vrojtimi në një plazh në Florida.

“Jam shumë i lumtur që jam këtu. Ishte shumë e lehtë të vendose të vij në Barcelonë”- ka thënë ai.
“ Barcelona është kthyer. Mendoj se mund të ndihmoj për ta rikthyer skuadrën në krye të futbollit europian. Më pëlqen të fitoj trofe dhe ky është një kapitull i ri për mua, me sfida të reja. Kjo ishte një mundësi për mua privatisht. Gjithmonë kam dashur të luaj në La Liga dhe për një ekip të madh.”

Të fundit

Stuhitë godasin veriperëndimin e Italisë, moti i keq krijon kaos në disa zona (VIDEO)

Rajoni veriperëndimor italian i Piemonte është sot në alarm të kuq, pasi një valë moti ekstrem vazhdon të godasë...

VIDEO/ Pamje dramatike, qëndron i varur në helikopter pasi piloti nuk e lejoi në bord

Një ngjarje tronditëse ka ndodhur në Kenia, ku një burrë është kapur pas një helikopteri ndërsa ky po ngrihej nga një dasmë, duke rrezikuar...

“Nga USA zgjodhëm PD-në. Fitore!”/ Topalli publikon foton e votuesit nga diaspora

Drejtuesja politike e PD për Diasporën Jozefina Topalli ka postuar në rrjetet sociale foton e një shqiptari i cili jeton jashtë vendit, të cilit...

Zuckerberg: Snapchat do ishte rritur më shumë nëse do ta pranonte ofertën time të blerjes

CEO i Meta Mark Zuckerberg tha se Snapchat do të ishte rritur më shpejt nëse do të pranonte ofertën e kompanisë së tij për...

CNN: SHBA synon mbylljen e afro 30 ambasadave dhe konsullatave

Administrata e presidentit Donald Trump po shqyrton plane për të mbyllur gati 30 ambasada dhe konsullata amerikane në mbarë botën, si pjesë e një...

Lajme të tjera

Web TV