Sulmi kibernetik ndaj Shqipërisë, eksperti: Nëse sistemi nuk do ishte fikur, do kishte…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pasojat e sulmit kibernetik që mbylli ndër të tjera edhe faqen e e-albania, mund të kishin qenë shumë më të mëdha nëse sistemi nuk do të ishte fikur.

Kështu është shprehur eksperti i IT Gent Progni. Ai tha se fikja ka sjell gjënë më të mirë dhe në një skenar tjetër, mund të ndodhte që të dhënat mos të ktheheshin më.

“Mbrojtja 100% bëhet nëse heq fishat dhe heq sistemin nga aksesimi i jashtëm. Nuk është sulm i suksesshëm. Është më mirë, e di frustrimin, por fikja ka sjellë gjënë më të mirë që ky sulm nuk ka qenë efektiv. Ransomware është një virus që kopjon dhe fshin të dhënat. Nëse do kishte qenë efikas të gjitha databazat e enkriptuara nuk do të ktheheshin më. Do të thotë investim nga e para. Ka ndodhur disa herë. Edhe në një televizion, dhe janë paguar para që të kthehen të dhënat. Por varet kush po e bën sulmin. Nëse e bën një grup hakerash për përfitim monetar, ndodh që kthehet, nëse bëhen nga shtet armike ndryshon puna”, tha eksperti.

Lidhur me dyshimin e eskpertit të kriminologjisë, Ervin Karamuço, se sulmi mund të ketë ardhur nga Irani për shkak të ngjarjeve të fundit, Progni tha se ka të njëjtat mendime.

Ai shtoi gjithashtu se sulmi edhe mund të zbulohet, por theksoi se diçka e tillë është shumë e vështirë.

“Realisht edhe unë e kam hedhur sot si hipotezë për shkak të ngjarjeve. Është sulm shumë i kushtueshëm dhe është menduar afatgjatë. Unë mendoj që mund të jetë lëë gjurmë teknike që edhe mund të zbulohet dhe mund të merret si logjikë nga kush mund të ketë ardhur. Por është shumë e vështirë. Është bashkëpunim i disa shteteve për të parë ng aka ardhur sulmi”, tha Progni.

Të fundit

Horoskopi ditor, 14 Qershor 2025

Dashi Të lindurit e kësaj shenje i pret një fundjavë e komplikuar dhe e mbushur me lodhje. Do të ndiheni...

14 qershor 1907 Norvegjia i jep grave të drejtën e votës

Lëvizja për të drejtat e grave në Norvegji lindi nga fundi i shekullit XIX, si pjesë e valës europiane që kërkonte barazi politike, sociale...

BE transferon 1 miliard euro ndihmë financiare për Ukrainën

Bashkimi Evropian ka transferuar 1 miliard euro ndihmë makrofinanciare për Ukrainën, duke e çuar në 150 miliardë euro totalin e mbështetjes që nga fillimi...

Milaim Zeka nuk mban dot lotët: 75 trëndafilat e mi iu bëfshin 75 ferra

Përmes 5 fotove të pushimeve, Milaim Zeka ka qenë pasditen e sotme në një rrëfim të ndjerë e plot emocione përballë Bietës. Një bisedë me...

Rrëfehet Brad Pitt pas divorcit nga Angelina Jolie: Kam bërë…

Brad Pitt ka reflektuar hapur mbi jetën e tij personale dhe gabimet që ka bërë, vetëm pak kohë pas finalizimit të divorcit të gjatë...

Lajme të tjera

Web TV