I nxehti afrikan ‘pushton’ vendin/ Meteorologu ngre alarmin: I gjithë muaji korrik do…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ndërkohë që jemi në kulmin e të nxehtit duket se temperaturat e larta nuk dinë të ndalen duke përfshirë kështu dhe vende të cilat s’janë mësuar me ndikim e të nxehtit.

Sipas meteorologut Elvi Jahaj moti i nxehtë ka pushtuar vendin, fundjava pritet të sjell temperatura deri në 42 gradë C. Ai tha se siç duket i gjithë muaji korrik do të ndikohet nga i nxehti Afrikan. Deri ditën e premte temperaturat maksimale do të kapin vlerat nga 36 deri në 38 gradë C por për shkak të lagështirës në ajër, në trupin e njeriut do ndjehen 3-4 gradë më të larta.

“Vendi ynë është përfshirë nga masat ajrore të thata, të ardhura nga Afrika. Moti do jetë i kthjellët. Temperaturat në ditët që lamë pasa kanë qenë 39.5 gradë celsius në Tiranë.”, thotë Jahaj.

Ai u shpreh se duke filluar nga dita e premte, në vendin tonë do depërtojë një valë e nxehtë ekstreme dhe javën që presim para temperaturat do të kapin 40, 41 dhe 42 gradë C në rang vendi.

Sipas tij ky i nxehtë do vazhdojë për ditë të tëra dhe nuk janë normale për vendin tonë. Bazuar tek hartat ai tha se temperaturat më të larta do të jenë në Berat, Elbasan, Gjirokastër dhe Shkodër.

“Këto temperatura kanë qenë prezentë edhe vitet e kaluara, por valët e të nxehtit nuk zgjasin 2-3 ditë, por po zgjasin  6-7 ditë. Duket një tendencë që zgjasin akoma më gjatë. Siç duket i gjithë muaji korrik, do ndikohet nga i nxehti Afrikan dhe temperatura të larta.”, tha meteorologu.

Të fundit

Makina 670,000 euro i ministres “përçan” Turqinë

Ministrja e Familjes dhe Shërbimeve Sociale të Turqi, Mahinur Özdemir Göktaş, e vetmja grua dhe anëtarja më e re...

Hansi Flick do të bëjë një ndryshim të madh te Barcelona

Robert Lewandowski me shumë mundësi do luajë sezonin e fundit me Barcelonën dhe do largohet verën e ardhshme. Polaku mungoi ndeshjen e parë të...

Britania e Madhe: Gati të dërgojmë trupa për Ukrainën

Mbretëria e Bashkuar ka shprehur gatishmërinë për të dërguar trupa dhe për të mbrojtur hapësirën ajrore dhe protet e Ukrainës. Britania e Madhe thekson se...

Digjen katër automjete të ushtrisë gjermane, zjarr i qëllimshëm

Katër automjete të parkuara të ushtrisë gjermane u dogjën plotësisht në orët e para të së martës në Kassel. Sipas hetimeve të deritanishme të policisë...

U helmuan nga ushqimi, shënohet viktima e dytë në Itali

Një ngjarje tragjedi është regjistruar në qytetin italian të Cagliarit, ku kanë mbetur dy viktima pas helmimit në një festiva. Helmimi ushqimor ndodhi gjatë festivalit...

Lajme të tjera

Web TV