Zyrtar, De Ligt tek Bayern Munich/ Ja shuma e mbledhur nga Juve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gjithçka u bë zyrtare për De Ligt në Bayern Munich. Skuadra gjermane njoftoi në rrjetet sociale nënshkrimin e ish-mbrojtësit holandez të Juves deri në vitin 2027. Fjalët e para të lojtarit pas përfundimit të negociatave dhe mbërritjes në Bavari: “Jam shumë i lumtur që jam bërë një lojtar në këtë klub të madh”. Nga ana tjetër Juve, në faqen e tyre zyrtare, i thotë lamtumirë holandezit pas tre vitesh në Juventus.

De Ligt: “Bayern Munich klubi më i suksesshëm në Gjermani”

De Ligt, pas njoftimit, foli si lojtar i ri i Bayern Munichut: “Bayerni është klubi më i suksesshëm në Gjermani, një nga klubet më të suksesshme në Evropë dhe gjithashtu në botë. Që në fillim ndjeva një vlerësim të vërtetë për trajnerin dhe drejtuesit, të cilët më bindën. Jam shumë i lumtur që jam pjesë e historisë së Bayern Munichut”.

Bayern Munich, në faqen e tij zyrtare, prezantoi ish-mbrojtësin qëndror të Juventusit: ai iu bashkua Ajax-it në moshën 9-vjeçare, duke bërë debutimin e tij profesional me holandezët në vitin 2016 në moshën 17-vjeçare. Ai ishte kapiteni më i ri në historinë e Ajax-it dhe fillestari më i ri në kombëtaren holandeze që nga viti 1945. Në vitin 2019 ai shënoi dy herë, ne ligën dhe kupën holandeze, më pas duke u transferuar te Juve pas 117 ndeshjeve zyrtare dhe 13 golave. Në Juventus ai fitoi një Scudetto, një Kupë të Italisë dhe një Superkupë të Italisë. Pas 117 ndeshjeve dhe tetë golave, ai vendosi të transferohej te Bayern Munich. Me Holandën ai luajti 38 herë, duke shënuar dy gola.

Të fundit

Vrau efektivin e “Shqiponjave”/ Prokuroria kërkon burgim të përjetshëm për Azgan Mërnicën

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier kërkon dënimin me burgim të përjetshëm të...

Pronarët e bizneseve te ‘Piazza’ refuzojnë lirimin e hapësirës publike, ndërhyn IMT

IMT dhe Policia Bashkiake ka nisur një aksion për lirimin e hapësirave publike në zonën e Piazzës në Tiranë. Pronarët e bizneseve kanë refuzuar që të lirojnë...

Urgjente/ Prej një viti me kancer, Artani ka nevojë për ndihmën tonë

Artani Sokoli po lufton me jetën përballë kancerit agresiv të zorrës së trashë prej më shumë se një viti. Ai u diagnostikua me kancer në...

Disfata e 11 majit/ Dule: Dështuam sepse njerëz nga radhët tona u blenë

Pas disfatës së thellë më 11 maj, aleati i Sali Berishës, Vangjel Dule, thotë se opozita duhet të kthejë gishtin nga vetja. “Opozita në çdo...

Shërbimet Sekrete në alarm/ Ekzekutohet Oficeri i Lartë në Kiev

Policia raportoi një të shtënë me armë në zonë më herët gjatë ditës, duke thënë se oficerët e zbatimit të ligjit zbuluan trupin e...

Lajme të tjera

Web TV