Puthje e përqafime teksa ishin në shërbim/ E pësojnë keq dy efektivët në Vlorë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Dy efektivët e policisë, të cilët u fotografuan në momente intime teksa ishin në shërbim në Vlorë janë pezulluar nga detyra.

Policia e Vlorës ka dalë me një njoftim ku deklaron se dy policët me detyrë inspektorë janë pezulluar dhe ndaj tyre ka nisur procesi për marrjen e masave disiplinore.

Reagim i Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë:

Pas publikimit në rrjetet sociale, të një fotoje në të cilën shfaqen dy punonjës policie, në automjetin e shërbimit, duke shkelur Kodin e Etikës dhe Rregulloren e Policisë së Shtetit, Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë ka pezulluar menjëherë nga detyra inspektor F. Xh. dhe inspektore V. Ç., me detyrë punonjës të Patrullës së Përgjithshme të Komisariatit të Policisë Vlorë.

Njëkohësisht, Drejtoria e Standardeve Profesionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit ka nisur ecurinë disiplinore ndaj punonjësve të Policisë, për shkelje të rëndë.

Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë falënderon mediat dhe qytetarët që denoncojnë raste të abuzimit me detyrën apo sjellje të pahijshme të punonjësve të Policisë dhe i inkurajon që të vijojnë të denoncojnë çdo rast abuziv që mund të kryejnë punonjësit e Policisë.

Të fundit

‘Nëse s’e ke ndarë mendjen!’/ Rama ‘ëmbëlson’ shqiptarët me biskota Pashkësh nga diaspora

Kryesocialisti Edi Rama ka gjetur një zgjidhje pikante për postimin e radhës në murin e llogarisë së tij personale në rrjetin...

Berisha kërkon të gënjejë përkrahësit e tij se Donald Trump është me Saliun

Spartak Ngjela Pamë një njeri jashtë kohës dhe hapësirës së politikës aktuale ndërkombëtare që Saliu na i paraqiti si të dërguarin e Amerikës. Të gjithë u...

Makina përpleset me skuterin, transportohen me urgjencë në spital 13-vjeçarët e plagosur

Një aksident rrugor ka ndodhur pak minuta më parë pranë godinës së Bashkisë në Durrës. Një automjet tip “Hyundai”, i drejtuar nga shtetasi S.H.,...

Arrestimi i shefit të qarkullimit rrugor, zbulohet sesi Roven Zeka ra në rrjetën e SPAK

Zbulohen detaje nga përgjimet e SPAK ndaj shefit të qarkullimit rrugor  Roven Zeka. Mesohet se bashkëshorja e Zekës u përfshi në një aksident rrugor, dhe...

Berisha i zë vendin Bashës/ Bëhet lëmsh me shifrat gjatë fjalimit

Sali Berisha bëri një tjetër gafë me shifrat. Nga Dibra, në takimin e radhës me qytetarët, kreu i PD foli për kujdesin shëndetësor duke thënë...

Lajme të tjera

Web TV