Qyteti në gjunjë/ Përcillen për në varreza nëna dhe 7-vjeçari, viktima të bombardimeve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në gjunjë, me kokën ulur, në rresht për një, kështu e kanë përcjellë qytetarët makinën e mortit që mbante arkivolët e një nëne dhe djalit të saj në Ukrainë.

Teksa kortezhi i funeralit ecte në rrugë, qytetarët u gjunjëzuan për t’u dhënë lamtumirën e fundit. Nënë e bir ishin duke vizituar një klinikë në qytetin e afërt të Vinnytsia rreth orës 10:50 të mëngjesit të së enjtes, kur ajo u godit nga një raketë ruse Kalibr e lëshuar nga një nëndetëse në Detin e Zi. Sulmi la 24 viktima gjithsej, dhe përveç 7-vjeçarit humbën jetën dhe dy fëmijë të tjerë.

Skenat e dhimbshme nga procesioni funeral vijnë vetëm një ditë pasi një fëmijë tjetër, Liza Dmytrieva, katër vjeçare, u varros pasi u vra në sulm. Vdekja e Lizës u bë një simbol i luftës së tmerrshme të Putinit në Ukrainë pasi imazhet e karrocës së saj të njollosur me gjak u zbuluan në mediat sociale.

Një fëmijë tjetër, Kirill Pyakhin, tetë vjeç, gjithashtu vdiq në sulm të enjten, ndërsa ai priste në makinë me xhaxhain e tij për gjyshin e tij, i cili kishte shkuar për të marrë ca para në një bankë aty pranë.

Të fundit

Trump: SHBA-ja i ka bërë propozim Iranit për programin e tij bërthamor

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka thënë të premten se Irani ka tashmë një propozim amerikan lidhur...

Toni Gogu mesazh qytetarëve: Nuk fituam mandat, por një lidhje që s’ka nevojë për karrige

Disa nga senatorët e Partisë Socialiste rrezikojnë të mos jenë më pjesë e legjislaturës së ardhshme në Kuvendin e Shqipërisë, kur numërimi po shkon...

“Ti je spiun”, shefi i pyjores vjedh energji elektrike dhe ofendon qytetarin

Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së premtes një problematikë në fshatin Bardhaj në Përrenjas, ku shefi i pyjores vjedh prej vitesh energji elektrike dhe...

Piramida / Hap dyert “Ecole 42”, Rama dhe Macron përurojnë shkollën franceze

“Ecole 42”, shkolla prestigjioze franceze e kodimit do të jetë tashmë edhe në Shqipëri. Pas përfundimit të Samitit të Komunitetit Politik të Europës, kryeministri...

Goditet grupi i narkotikëve italo-shqiptar, shpërndanin drogë në qytetet italiane

Një operacion i zhvilluar mëngjesin e sotëm nga Policia e Shtetit në bashkëpunim me Zyrën e Prokurorit Publik të Astit ka çuar në goditjen...

Lajme të tjera

Web TV