Spiropali i përgjigjet Berishës: Shaj dhe mallko sa të duash! Rama të zbriti në ferr…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin nuk ka kursyer komentin për Sali Berishën në Kuvend duke thënë se mund të bëjë mallkime sa të dojë sepse është i dëshpëruar.

“Kam edhe 2 fjalë për atë që nuk lë gur pa hedhur e baltë mbi të gjithë duke qenë i bindur se kështu ngre piedestalin e pushtetit të tij. E ka bërë shpesh këtë gjë dhe me Kosovën. Ka turfulluar me Prishtinën sa herë që në Tiranë i digjej toka nën këmbë.

Mund të mallkojë Edi Ramën sa të dojë e të flasë për shkallët ku ishte ulur kryeministri në Parlamentin Europian, mund të shpallë tradhtarë nga vrima e ti digjitale dhe njerëzit më në fund e kanë kuptuar se ka të drejtë ta bëjë, se është i dëshpëruar. Edi Rama të zbriti në ferrin e të vërtetës tënde. Erdhe si demagog dhe po ikën si i padëshirueshëm. Më shaj dhe më mallko edhe mua, merr me vete kë të duash, edhe Flamurin, edhe Edin dhe Lucin, edhe gratë deputetë të reagojnë, bëhuni të gjithë bashkë me burrat që bërtasin, nuk ka asnjë problem mund të merrem me ju të gjithë se nuk kam asnjë skelet frike. Ju mund të mallkoni sa të mundeni, ka kohë për punë të liga dhe pse koha juaj ka mbaruar prej kohësh”, tha Spiropali.

Të fundit

Sulmet Izrael-Iran/ Fusha më e madhe e gazit në botë përfshihet nga flakët (VIDEO)

Mediat iraniane raportuan për një shpërthim të fuqishëm dhe një zjarr pas bombardimit me dronë nga Izraeli ndaj impiantit...

Flamuri i UÇK-së u ndalua në ndeshjen e Kombëtares, protestë para FSHF-së

Flamuri i UÇK-së ishte i ndaluar në ndeshjen, që Shqipëria luajti kundër Serbisë në “Air Albania”. Ky vendim solli edhe protesta më pas para...

Arrestohet “piloti” nga Kamza, kreu manovra në rrugë me Audi dhe përplasi 5 këmbësorë

Një burrë u arrestua nga policia për shkak se përplasi 5 këmbësorë me makinë, teksa kryente manovra me makinën e tij në rrugë. Pasi...

Luksi në turizmin tonë duhet të jetë si “bukë, kripë e zemër” për të gjithë…

Alba Malltezi Një port jahtesh në zonën turistike në Liguria është ndërtuar prej 1964. Janë 61 vite eksperiencë të turizmit lokal, global, e tani masiv....

Atentat politikanëve në SHBA, 2 të vrarë dhe 2 të plagosur

Një përfaqësuese e Kongresit të shtetit të Minesotës në SHBA, Melissa Hortman, dhe bashkëshorti i saj,  John Hoffman, u qëlluan për vdekje mëngjesin e...

Lajme të tjera

Web TV