Vllaznia barazon 1-1 në ‘Loro Boriçi’/ Hoxhaj i shpëton nga humbja dhe i mban “gjallë”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Është mbyllur në barazim 1-1 sfida mes Vllaznisë dhe Universitatea Craiovës, me sfidën e luajtur në “Loro Boriçi”, e vlefshme për turin e dytë të Conference League.

Pjesa e parë mes Vllaznisë dhe Universitatea Craiovës në “Loro Boriçi” ishte e luftuar mes të dyja ekipeve të cilat provonin të shënonin.

Miqtë arritën që në minutën e 38-të të gjenin rrugën e rrjetës, por goli do të anulohet për pozicion jashtë loje nga gjyqtari kryesorë i takimit. Përsëri goli i avantazhit për skuadrën mike nuk do të vononte, pasi do të shënonin me anë të një penalltie në minutat shtesë të pjesë së parë.

Në fraksionin e dytë shkodranët e Mirel Josës do ta nisnin më mirë, teksa në minutën e 51-të do të barazoheshin shifrat në “Loro Boriçi”. Ardit Hoxhaj do të çonte shifrat 1-1. Gjithë festa në kampin kuqeblu.

Vllaznia merr zemër, teksa raste të pastra për të shënuar në portën kundërshtare, por të besuarit e Josës nuk mundën të finalizonin rastet e krijuara.

Deri në fund kjo sfidë nuk prodhoi gola të tjerë, me takimin që mbyllet 1-1, me skuadrat që lënë gjithçka të hapur për ndeshjen e kthimit, e cila do të luhet më 28 korrik.

Të fundit

Përplasen dy helikopterë, humbin jetën të gjithë personat që ndodheshin në to

Dy helikopterë privatë janë përplasur në Finlandë, duke lënë pas viktima. Të pesë pasagjerët e helikopterëve që u përplasën në...

Greqia padit Adidas për reklamën me Akropolin, shkelje e trashëgimisë kulturore

Autoritetet greke kanë nisur veprime ligjore pasi pamjet e një reklame të re të Adidas, ku Akropoli i shekullit të V p.e.s. shfaqet si...

Shqipëria në finalen e Eurovision/ Votoni ‘Zjerrm’, le ta çojmë atje ku e meriton

Nata finale e Eurovision, ku Shqipëria përfaqësohet me Shkodrën Elektronike dhe hitin ‘Zjerrm’ po përcjell emocione të veçanta në botën mbarëshqiptare. Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe...

Opozita kontenstoi votat/ Celibashi nxjerrë blof Berishën: PD nuk ka sjellë asnjë provë

Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi deklaroi se Partia Demokratike nuk ka paraqitur asnjë provë për të mbështetur pretendimet e saj mbi manipulimin e votave të ardhura...

Modë, muzikë dhe turizëm/ Vlora çel sezonin turistik me mbrëmje festive

Në një skenë gjigande të ndërtuar në shëtitoren Lungomare, pranë "Ujit të Ftohtë" Vlora çeli zyrtarisht mbrëmjen e sotme sezonin turistik. Çelja e sezonit u...

Lajme të tjera

Web TV