Atentati në Milot/ Si u ndoqën 2 miqtë, autorët i pritën 10 minuta në hyrjen e pallatit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Tre persona dyshohet se ishin autorët e atentatit të një nate më parë në Milot, ku mbeti i vrarë Klisman Preçi dhe u plagos Ylli Ibrahimi. Burime bëjnë me dije lëvizjet e atentatorëve. Ata kanë qëndruar për rreth 10 minuta në rrugën përballë rrugicës së pallatit ku jetonin dy personat, të cilët ishin fqinj me njëri-tjetrin.

Sapo makina e shënjestrave u afrua për të hyrë në rrugën e pallatit, dolën dy atentatorët dhe qëlluan me breshëri plumbash në drejtim të makinës. Duke qenë se mjeti ishte i blinduar, njëri prej tyre është afruar tek xhami dhe ka qëlluar në distancë të afërt dhe më pas ata janë larguar me automjetin tip Audi. Nuk dihet nëse plumbat kanë deportuar në makinë apo autorët hapën dyert dhe i qëlluan nga brenda. Para ngjarjes Ylli Ibrahimi dhe Klisman Preçi kishin qenë në një lokal në qendër të Milotit disa metra larg banesave të tyre dhe siç duket atentatorët i kanë ndjekur lëvizjet e tyre.

Mbrëmjen e djeshme një makinë e djegur e cila dyshohet se u përket atentatorëve është gjetur në Gramëz të Krujës. Brenda makinës tip ‘Audi’ janë gjetur edhe dy armë tip ‘Kallashnikov’.

Klisman Preçi dhe Ylli Brahimi, të dy me precedentë të mëparshëm penal. 46-vjeçari Ylli Brahimi nuk është një emër i panjohur për policinë. Në vitin 2003, ai ishte dënuar për trafik droge, ndërsa i kishte shpëtuar një atentati vetëm një vit më parë. Ndërsa Klisman Preçi, i cili mbeti i vdekur, i shpëtoi një atentati në maj të këtij viti, ku ishte bashkë në makinë me Blerim Preçin.

Vetëm 6 ditë më parë një vrasje mafioze me tre viktima ndodhi në mbikalimin e Fushë-Krujës, ndërsa nuk dihet nëse atentati i mbrëmjes së sotme ka lidhje me ngjarjen.

Të fundit

Beteja me zjarret duhet të kthehet në një betejë 12-mujore

Qeveria shqiptare duhet të shikojë mundësinë e një plani kombëtar për betejën me zjarret, që me ndryshimet klimatike do...

Kllouni që u bë mbret. Oto Vite “Mbret i Shqipërisë për 5 ditë”

Përgatiti: Leonard Veizi Viti 1913 ishte një vit i trazuar për Shqipërinë. Pas daljes nga harta e Perandorisë Osmane, vendi i vogël në brigjet e...

Evropa përgatitet për luftë, fabrikat e armëve zgjerohen me ritëm trefish më të shpejtë

Financial Times Fabrikat e armëve në Evropë po zgjerojnë kapacitetet e tyre me një ritëm trefish më të shpejtë sesa në kohë paqeje, duke shtrirë...

Situata me zjarret/ Një shtëpi e pasiguruar, një çmenduri!

Nga Ermal Mulosmani Situatat e fatkeqësisë natyrore, si kjo që po shohim këto ditë me zjarret në të gjithë Shqipërinë, janë ndoshta të paparandalueshme por,...

Cuca me nishana

Nga Edison Ypi Cuca me nishana, korr grurin deri në mbrëmje kur ka dalë hana, i ka flokët kaçurrela, thur triko ose çorapa me shtiza,...

Lajme të tjera

Web TV