Dënimi i Skënderbeut/ UEFA fiton edhe në Gjykatën Supreme

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Çështja “Skënderbeu” vazhdon të trajtohet në Zvicër. Këtu nuk flasim për dënimin 10-vjeçar që UEFA i dha klubit korçar për trukim të ndeshjeve europiane, por një tjetër histori. Lidhje kanë sigurisht, por nuk është e njëjta temë.

Një “sagë” gjyqesh është zhvilluar gjatë gjithë kësaj kohe në tokën zvicerane, pas një padie të ngritur nga pala shqiptare. Një ish-trajner dhe një sponsor janë ndier të cenuar nga vendimi që u përpilua në 2018-ën prej organit të futbollit europian. Atyre u ishte përmendur emri në raport, ndaj vendosën që të ankoheshin për të vënë në vend imazhin.

PADIA DHE GJYQET KUNDËR UEFA-s

Sipas një artikulli të botuar jo më larg se një ditë më parë nga “Swissinfo.ch”, raportohet se dy zyrtarë të bardhekuqve kishin hapur gjyq ndaj UEFA-s për prishje të imazhit, pas procesit gjyqësor të mbyllur në 2018-ën, kur ata përfshiheshin si të dyshuar në fiksimin e ndeshjeve.

Nuk përmenden emra të personave në fjalë, por thuhet që bëhet fjalë për një ish-trajner dhe një sponsor. Ata e kanë fituar gjyqin fillestar i cili u zhvillua në kantonin Vaud, por UEFA nuk e ka lënë me kaq. E ka vazhduar “betejën” dhe kanë dalë fitimtar në Apel.
Të njëjtën gjë kanë bërë edhe shqiptarët, duke u ankuar sërish, këtë herë në Gjykatën e Lartë. Por, edhe aty ka dalë triumfuese UEFA.

E gjithë kjo “luftë” është mbyllur pikërisht të premten, kur Gjykata e Lartë publikoi edhe detajet e vendimit përfundimtar mbi rastin e ngritur nga dy ankimuesit shqiptarë. Gjyqtarët vendosën se raporti nuk i përmendte ata si kriminelë, por vetëm që kishin lidhje me rrjetin e basteve dhe zyrtarë të korruptuar.

Lexo edhe :  Dy gabime që kushtuan shumë në Ligën e Kampionëve

Argumenti që gjyqtarët përdorën, ishte pikërisht ky: “Raporti ishte publikuar në mirëbesim dhe nuk kishte për qëllim dëmtimin e ankuesve”.

Deri diku kjo ngjan thjesht si procedurë, ndonëse historia do të merrte tjetër rrjedhë nëse do të kishte ndodhur e kundërta. Nëse dy zyrtarët në fjalë do të kishin fituar edhe në Apel apo në Gjykatën e Lartë, qoftë edhe për një çështje të kësaj, do t’i jepte “krahë” Skënderbeut që të kërkonte qoftë një dëmshpërblim nga UEFA.

Rezultati i gjyqit më të fundit në Zvicër sjell fundin e kësaj “sage” të stërgjatë zhvillimesh për Skënderbeun. Tani klubit nuk i mbetet gjë tjetër veçse të mbyllë dënimin 10-vjeçar ose të shpresojë te ndonjë amnisti. Është përmendur disa herë ky variant, por deri më sot asgjë nuk ka ndodhur.

Klubi ka nisur që të shlyejë dënimin që i dha UEFA prej 2016-ës dhe aktualisht i ka shlyer 6 vite. Që të fitojë zyrtarisht të drejtën për të luajtur në arenën europiane, është vetëm 4 vite larg…

Të fundit

Uvil Zajmi, koleksionisti i 845 kravatave: Më mungon vetëm e Ramës, Berishës e Nanos

Tavolina në studion e “Rudina” në Tv Klan pasditen e kësaj të shtune ishte e mbushur plot e përplot...

Zbardhet plagosja e 5 personave në Laç, konflikti nisi disa ditë më parë…

Detaje të reja janë zbuluar nga hetimet mbi përplasjen me armë zjarri në Laç, ku mbetën të plagosur pesë të rinj. Sipas hetimeve paraprake dhe...

Pak ditë para diplomimit, masakrohet për vdekje me thikë studentja britanike në SHBA

Një studente britanike e infermierisë që studionte në SHBA është gjetur e masakruar për vdekje me thikë në një apartament në Hjuston të Teksasit,...

I morën jetën për një dashuri: E vërteta e vrasjes së 22-vjeçarit Stiven Toshkëzi

Në 22-vjetorin e munguar të Stivit... Dhimbja që s’e përshkruajnë dot fjalët Nga Entela Kaloti “ Stivi nuk është larguar, është këtu. Nuk ka ikur asnjë...

Datat më të rëndësishme të muajit MAJ, cilat shenja të zodiakut përfitojnë më shumë?

Maj 2025 vjen si një moment kyç astrologjik, ku forcat kozmike bashkohen për të sjellë transformim dhe rigjallërim. Pranvera është në kulmin e saj,...

Lajme të tjera

Web TV