Me uniformë ushtarake dhe duke qëlluar/ Boris Johnson stërvitje me ushtrinë ukrainase.

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri në largim i Britanisë së Madhe, Boris Johnson ka zhvilluar së fundmi një takim me trupat ukrainase që trajnohen nga Forcat e Armatosura Britanike në North Yorkshire.

I veshur me uniformë ushtarake Johnson-i shihet teksa hedh një granatë dorë drejt “armikut” dhe qëllon me një predhëlëshuese antitank.

Videoja është shpërndarë në profilin e tij në Facebook, tek siguron ndjekësit se Mbretëria e Bashkuar është e përkushtuar të bëjë gjithçka që mundet për të ndihmuar Ukrainën në luftën kundër agresionit rus.

Vizita e tij erdhi vetëm disa ditë pasi dha dorëheqjen pas një vale skandalesh të Chris Pincher, duke ndezur një betejë të ashpër për udhëheqjen e Partisë Konservatore, betejë që po vazhdon “kokë më kokë” mes ish-kancelarit Rishi Sunak dhe ministres së Jashtme Lizz Amanet. Kjo është stërvitja e dytë ushtarake e kryeministrit të larguar që do të zbulohet këtë javë, pasi u publikua një video ku ai jep përshtypjen e tij më të mirë “Top Gun” nga kabina e avionit luftarak Typhoon.

Të fundit

Braçe apel qytetarëve: Mos ndizni zjarre, por…

Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që të tregohen të kujdesshëm në...

Miratimi i Akti i Sigurimeve Shoqërore të vitit 1935 dhe ndikimit të tij në SHBA

Sfondi – Depresioni i Madh Në fillim të viteve 1930, Shtetet e Bashkuara po përballeshin me Depresionin e Madh, krizën ekonomike më të rëndë në...

Zjarret në vend, Policia bën bilancin: Në më pak se tre muaj identifikuam 137 autorë

Me situatën e zjarreve që paraqitet e rëndë në vendin tonë, ku sipas Sistemit Evropian për Zjarret në Pyje deri më tani për vitin...

Politico: Shqipëria përdor IA në qeverisje, integrimin në BE dhe luftën ndaj korrupsionit

Inteligjenca artificiale (IA) gjithnjë e më shumë po përqafohet nga shumë vende të Evropës, ndërsa Shqipëria po e shfrytëzon si një mjet kyç për...

Çfarë po gatuhet në Alaskë? Trump dhe Putin mes hartës së re të Ukrainës

Presidenti amerikan Donald Trump dhe presidenti rus Vladimir Putin do të zhvillojnë të premten një samit në Alaska, mes spekulimeve se bisedimet mund të...

Lajme të tjera

Web TV