Kryeministri Edi Rama vijon takimet me kryebashkiakët, ku tha se është përgatitur plani për shkurtim të energjisë elektrike.
“Është përgatitur plani i shkurtimeve. Flasim edhe deri në shkurtime tërësore të furnizimeve me energji. Ne e kemi bërë këtë plan, por është emergjence. Njerëzit duhet të fillojnë të kursejnë. Pse duhen ndezur dritat tani? Pronarit këtu nuk i vjen fatura e merituar se po t’i vinte, edhe librat do t’i lexonte me neonin e rrugës në darkë. Kjo është gjëja me të cilën duhet të merremi. Edhe ju duhet të përfshihemi. Jo vetëm kur kërkoni dopio ura, të kuptoni që vizioni është i duhuri por jo momenti, por edhe të sensibilizohen njerëzit.
I keni parë shpenzimet e energjisë elektrike në bashki? Shikojini. S’po themi gjëmoni sustat për të fikur dritat në kryeministri edhe kur s’ka krizë, por mentaliteti i të jetuarit në kohë të vështirë duhet të kultivohet që të bëjmë çfarë mundemi”, tha Rama.