Meta dorëzon Presidencën, Bajram Begaj betohet sot si kryetar i ri i shtetit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sot është dita e fundit e Ilir Metës si President i Republikës së Shqipërisë. Mandati i tij 5-vjeçar mbaron këtë 24 korrik.

Bajram Begaj do të marrë detyrën si kreu i ri i shtetit. Begaj, i cili është votuar vetëm nga maxhoranca do të betohet në Kuvend, në një seancë të posaçme ditën e sotme. Pritet që në Kuvend të jenë të gjitha grupet parlamentare, përveç deputetëve mbështetës të Sali Berishës, të cilët ende nuk kanë dhënë një konfirmim.

Kuvendi do të mblidhet sot në orën 18:00 dhe Begaj, sipas procedurës do të betohet me dorën mbi kushtetutë. Më pas ai do të drejtohet drejt Presidencës.

Atje Ilir Meta do ta presë përmes një ceremonie shtetërore për t’i dorëzuar zyrtarisht detyrën. Tekstin e betimit në Presidencë, Begajt do t’ia lexojë kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Vitore Tushaj.

Më pas, Ilir Meta do të lërë Presidencën dhe nga ky moment nis një cikël i ri për Begajn si president i Republikës. Ai u zgjodh kryetar i ri i shtetit në qershor. Në seancën parlamentare të 4 qershorit 2022, Begaj u zgjodh President i ri i Shqipërisë me 78 vota pro, 4 kundër dhe 1 abstenim. Edhe këtë herë Shqipëria nuk ka një president konsensual, të gjithëpranuar, pasi marrëveshja mes opozitës dhe maxhorancës dështoi.

Pogrami i ceremonisë në presidencë:

18:45 – 19:15- Mbërritja e të ftuarve

19:15 – Mbërritja e Presidentit të Republikës SH.T.Z. Bajram Begaj në Presidencë

19:29 – Presidenti i Republikës SH.T.Z. Bajram Begaj bashkë me ish-Presidentin e Republikës SH.T.Z. Ilir Meta, dalin nga Presidenca dhe zënë vend në tribunë

19:30 – Luhet Himni Kombëtar nga Orkestra Frymore e Forcave të Armatosura, shoqëruar nga 21 të shtëna topi

Lexo edhe :  Goditi me gurë bankomatin e një banke në Korçë, arrestohet 50-vjeçari

19:35 – Znj. Vitore Tusha, Kryetare e Gjykatës Kushtetuese i dorëzon Presidentit, Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë.

19:40 – Fjala e Presidentit të Republikës, SH.T.Z. Bajram Begaj.

19:50 – Largimi i ish-Presidentit të Republikës, SH.T.Z. Ilir Meta

19:53 – Komandanti i Truprojës së Nderit i Forcave të Armatosura i paraqet forcën Presidentit. Kalim në revistë i Presidentit.

19:58 – Presidenti i shoqëruar nga familja hyjnë në Presidencë

20:00 – Pritje zyrtare në oborrin e Presidencës.

Të fundit

U kap me kokainë, arrestohet kandidati i Lapajt në Sarandë

Policia e Sarandës ka arrestuar Ergys Isufin, kandidat i forcës politike “Shqipëria Bëhet”, pasi është kapur në flagrancë me...

VIDEO: Përplasja e kandidatit të PD me shoferin në Bilisht, pamjet nga incidenti

Pamje të reja nga mbrëmja e 3 Majit, ku kandidati i Partisë Demokratike, Bledjon Nallbati dhe i vëllai i tij janë konfliktuar me një...

“Po bëheni gati të mos njihni zgjedhjet”, Balla u përgjigjet akuzave të PD

Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste për Diasporën, Taulant Balla, ka reaguar ndaj asaj që e cilëson si “fushatë dezinformuese” të Partisë Demokratike për votën...

“11 maji sjell ndryshimin e madh”, Bardh Spahia: T’u kthejmë dinjitetin edhe socialistëve

Kandidati i PD, Bardh Spahia zhvilloi një takim në lagjen nr.3 në Shkodër, ku ftoi qytetarët që të votojnë për ndryshimin. Sipas tij,...

Avioni i Vuçiç bën ulje emergjente, mund të mos mbërrijë në Moskë

Aeroplani i presidentit serb Aleksandër Vuçiç, i cili u nis për në Moskë për të marrë pjesë në Paradën e Fitores, bëri një ulje...

Lajme të tjera

Web TV