Gjiknuri: E ardhmja e rajonit e sigurtë në Bashkimin Europian

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sekretari i Përgjithshëm i PS Damian Gjiknuri deklaron se Shqipëria është e vendosur në zgjedhjen e saj për të qenë pjesë e Bashkimit Europian dhe e NATO-s. Duke folur në konferencën me temë “Sfidat e sigurisë dhe riformimi i gjeopolitikës” ku merrte pjesë dhe gjenerali James L. Jones, Jr, dhe mjaft personalitete të larta të politikës, theksoi se vendi i Ballkanit Perëndimor është në familjen evropiane.

“Unë mendoj dhe iniciativat e fundit për hapjen, qoftë dhe iniciativën e Ballkanit të Hapur, megjithatë dhe ajo mund të ketë debat pasi çdo iniciativë e re mund të ketë debat, por e rëndësishme është fokusi dhe inspirimi kur vjen nga bashkëpunimi, hapja, forcimi i demokracisë, mbajtja e të njëjtave vlerave. Në fund të fundit synimi është që Shqipëria të jetë vend i Bashkimit Evropian. E rëndësishme është si të forcojmë vlerat e botës perëndimore në këtë vend që quhet Europë, dhe ku Ballkani Perëndimor nuk duhet të shikohet si i hequr mënjanë. Përkundrazi, aty e ka historinë, aty e ka dhe perspektivën dhe unë them dhe politika shqiptare mund ta gjejë shumë mirë veten në këtë perspektivë dhe me këtë qëllim final”, deklaroi ai.

Gjiknuri theksoi se në këto kohë të vështira është e rëndësishme të prevalojnë vlerat perëndimore. “Po ka një element se çfarë solli të re lufta në Ukrainë apo agresioni rus në Ukrainë, është pikërisht ajo që disa filluan ta thonë, është fundi i atij globalizimit dhe demokracisë pa limit që të gjithë mendonin se do të ishte e ardhmja botërore dhe fillimi i ndarjes së botës në pole që bazohen në vlera të caktuara.

Nga njëra anë janë vlerat euroatlantike perëndimore që të gjithë i pranojmë që përfaqësohen nga vendet e NATO-s, nga boshti euroatlantik, por jo kudo e shohin kështu dhe ne po shikojmë një Rusi që afrohet më shumë me Kinën. Po shikojmë një botë tjetër arabe që dikur ka qenë shumë me Shtetet e Bashkuara, por tashmë nuk do të zgjedhë pozicionim, përkundrazi shikon oportunitetet e saj për të përfituar nga kjo situatë. Përkundrazi, Shqipëria dhe vende të tjera të vogla gjenden në udhëkryqin se çfarë zgjedhjesh do të bëjmë. Zgjedhja është e qartë, ne kemi zgjedhur të jemi vend i Bashkimit Europian, kemi zgjedhur të jemi pjesë e NATO-s, pjesë e të njëjtës infrastrukturë sigurie. Por kjo është shumë e rëndësishme që pikërisht këto vlera të prevalojnë në këto kohë të vështira””.

Lexo edhe :  Takimet e vizave/ Ambasada e SHBA përditëson sistemin, ja si mund të bëhet aplikimi

 

 

Sekretari i Përgjithshëm i PS nënvizoi se agresioni rus ndaj Ukrainës e forcoi më shumë aleancën e NATO-s. “Agresioni rus një gjë e bëri të mirë, që e forcoi më shumë NATO-n, e ndryshoi konceptin e saj strategjik, e vuri përsëri Rusinë si një nga kërcënimet themelore e pa përsëri Kinën si një sfidonte nga pikëpamja strategjike. E thashë dhe në fillim, kemi një Kinë dhe një Rusi që po afrohen më shumë me njëra-tjetrën. Atëherë varet se sa fortë do të qëndrojë Bashkimi Europian në këtë pozicionim të ri të presioneve ekonomike që vijnë nga thellimi dhe zgjatja e kësaj lufte.

Dhe mendoj që për Ballkanin Perëndimor dhe për vendet tona ka një gjë, ne me njëri-tjetrin duhet të bashkëpunojmë më shumë, të mos e marrim paqen të mirëqenë, të shikojmë që siguria nuk është një gjë që mbetet aty. Unë mendoj që nga forcimi i marrëdhënieve ekonomike dhe përfshirja e këtij rajoni me sësbën, qoftë dhe për arsye gjeopolitike, qoftë për arsye gjeostrategjike, çfarëdolloj emri t’i themi, në Bashkimin Europian, është e vetmja e ardhme e sigurtë e këtij rajoni. Nuk ka demokraci pa zhvillim ekonomik dhe nuk ka zhvillim ekonomik pa këmbyer me njëri-tjetri, pa u hapur me njëri-tjetrin, pa qenë në paqe, në rajon, pa qenë më të lirë dhe pa përfituar nga bashkëpunimi që duhet të kemi me Europën”, theksoi Gjiknuri.

Të fundit

Arrestohet lideri i partisë kryesore opozitare në Republikën Sërpska

Millan Milliqeviq, kryetar i Partisë Demokratike Serbe, u arrestua të hënën, konfirmuan nga kjo parti, që është më e...

Ndërtesat gjigante po fundosin New York-un: Alarmi nga shkencëtarët

Një studim i botuar në revistën Earth’s Future, nga studiues të Shërbimit Gjeologjik të Shteteve të Bashkuara (USGS), ka konfirmuar se qyteti i New...

Prapaskenat/ Mediat zbulojnë përplasjen fizike mes Musk dhe Sekretarit të Thesarit

Ndërsa mandatit të Elon Musk si zyrtar i lartë i qeverisë amerikane po i afrohej fundi në prill, miliarderi thuhet se pati një përplasje...

Shoqëria jonë: Nga e hapur në të kapur

Nga Fejzo SUBASHI. "Thuhet dhe pretendohet me te madhe se jemi një shoqëri demokratike dhe e hapur, por në thelb dhe ne realitet jemi më...

VIDEO/ Dikur tallej me Joe Biden, por e pësoi vetë! Trump pengohet në shkallët e avionit

Një incident ka ndodhur së fundmi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Presidenti Donald Trump, ai që dikur “tallej” me Joe Biden, është penguar vetë...

Lajme të tjera

Web TV