Të shtënat me armë në Vlorë, shpallet në kërkim autori

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Policia e Vlorës ka shpallur në kërkim një 40-vjeçar, i cili u përfshi në një konflikt ditën e djeshme në Vlorë. Në kërkim është shpallur E. L., 40 vjeç, banues në Vlorë.

Ky i fundit, dje në zonën e “Ujit të Ftohtë” pas një konflikti të çastit, për motive të dobëta, ka qëlluar me armë zjarri në ajër, me qëllim kanosjen e shtetases A. D., 58 vjeçe, banuese në Vlorë.

Njoftimi i plotë:

Qëlloi me armë zjarri në ajër, për të kanosur për motive të dobëta, një shtetase, shpallet në kërkim 40-vjeçari.

Sekuestrohet arma e zjarrit pistoletë.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë, në vijim të punës për zbardhjen e plotë të ngjarjes së ndodhur ditën e djeshme, pranë tunelit, në zonën e quajtur “Uji i Ftohtë”, ku një 40-vjeçar qëlloi me armë zjarri në ajër, për të kanosur për motive të dobëta, një shtetase, bënë identifikimin dhe shpalljen në kërkim të autorit të dyshuar të ngjarjes, shtetasit:

E. L., 40 vjeç, banues në Vlorë.

Ky shtetas dyshohet se pas një konflikti të çastit, për motive të dobëta, ka qëlluar me armë zjarri në ajër, me qëllim kanosjen e shtetases A. D., 58 vjeçe, banuese në Vlorë.

Gjatë këqyrjes së vendit të ngjarjes dhe administrimit të çdo prove të grumbulluar, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri pistoletë, një krehër dhe një gëzhojë.

Vijon puna nga ana e shërbimeve të Policisë, për kapjen e shtetasit E. L.

Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për veprime të mëtejshme.

Të fundit

Mikrokreditë mashtruan shqiptarët, SPAK çon në gjyq skemën

Me një akuzë 211 fletë, Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka përfunduar hetimet dhe ka...

Slloveni, qytetarët votojnë pro eutanazisë (pacienti vendos vdekjen)

Sllovenia legalizoi vdekjen e asistuar të hënën pas një referendumi, në të cilin shumica e votuesve votuan pro. Parlamenti slloven miratoi ligjin me...

VIDEO: Qytetari dhunohet në mes të pushuesve në Ksamil

Një qytetar është dhunuar në mes të pushuesve në Ksamil. Ngjarja është shënuar mesditën e së premtes në një prej zonave më të frekuentuara...

Makina përplaset me turmën në Los Angeles, ka të plagosur rëndë

Të paktën 28 persona janë plagosur pasi një automjet u përplas me një turmë njerëzish në Santa Monica Boulevard në Los Angeles. Sipas mediave të...

Eurostat: Të rinjtë shqiptarë janë të fundit në Europë për njohuritë digjitale

Shqipëria renditet ndër vendet me nivelin më të ulët të përgatitjes digjitale në Europë. Një raport i Eurostat-it ka nxjerrë në pah se vetëm...

Lajme të tjera

Web TV