Atentati i Milotit si ai i Fushë-Krujës/ 4 vr*sës sulmuan Brahimin dhe Preçin me…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Zbardhen detaje të reja nga hetimet lidhur me atentatin në qendër të Milotit ku mbeti i vrarë 28-vjeçari Klisman Preçi dhe u plagos Ylli Brahimi. Grupi hetimor ka rindërtuar dinamikën e ngjarjes. Mësohet se hetuesit kanë arritur në përfundimin se në atentat kanë marrë pjesë 4 vrasës me pagesë.

Dy kanë pasur rolin e qitësit, ndërsa një vrasës i tretë ka pritur me makinë ndezur që të realizonte largimin e menjëhershëm e dy autorëve që qëlluan me armë zjarri drejt Klisman Preçit dhe Ylli Brahimit. Më pas një autor i katërt i ka pritur tre personat, për t’u larguar me një makinë tjetër pasi dogjën makinën që përdorën në atentat në fshatin Gramëz në Krujë.

Klisman Preçi dhe Ylli Brahimi po lëviznin me një mjet të blinduar, por grupi hetimor ka arritur në përfundimin se 103 plumbat që përdorën autorët nuk kanë qenë blindshpues dhe nuk depërtuan brenda makinës. Autorët kanë pritur derisa mjeti i blinduar do të ndalonte në hyrje të pallatit dhe kanë pritur sa është hapur dera e mjetit dhe kanë hapur zjarr duke u afruar dhe në brendësi të mjetit. 27-vjeçari Preçi, i cili u qëllua i pari, ka zbritur nga makina dhe është prekur nga breshëria e plumbave, që i shkaktoi edhe vdekjen.

Në ato momente edhe Ylli Brahimi ka hapur derën dhe ka tentuar të dalë nga mjeti në të cilin ishte si pasagjer, por përballë të shtënave pa ndërprerje që kanë zgjatur afro 3 minuta, ai ka hyrë sërish në makinë për t’u mbrojtur nga plumbat.

Në qendër të Milotit aty ku ndodhi atentati nuk ka kamera sigurie dhe as ato kamera që ishin pranë banesës së shënjestrave të atentatit, nuk punonin. Por grupi hetimor ka sekuestruar disa kamera të tjera në akset e qytetit dhe në autostradë që tregojnë automjetin e vrasësve duke u larguar.

Lexo edhe :  "Zjarrfikësja nuk kishte ujë", flasin banorët e Delvinës

Për të shkuar në gjurmët e autorëve grupi hetimor po kryen edhe përgjime dhe ekspertizën e makinës së djegur të autorëve, që u gjet në fshatin Gramëz.

Të fundit

Kosova pret Kushtetuesen për zgjidhjen e ngërçit në Parlament

Sipas vendimit aktual, deri më 8 gusht Kuvendi nuk ka të drejtë të mblidhet, pasi paraprakisht kishte konsumuar 54...

Luftoi me flakët për të shpëtuar jetë, Agim Troci: Mendova për fëmijët

Agim Troci, heroi i cili rrezikoi jetën për të shpëtuar fëmijë e të moshuar mes flakëve në Delvinë ka rrëfyer momentet e tmerrit. Shefi i...

Klienti godet me thikë praktikantin e berberhanes, zbardhen detajet

Zbardhen detaje të reja nga plagosja e 25-vjeçarit në Vlorë! Ngjarja ka ndodhur si pasojë e një konflikti të mëparshëm mes autorit dhe të plagosurit. Autori...

Avokati Kujtim Cakrani: Rama është palaço që i hedh benzinë zjarrit

Avokati Kujtim Cakrani, mbrojtësi ligjor i policit Ardian Isufi i cili tashmë është i pezulluar, ka deklaruar se nuk është klienti i tij ai...

Duka, vizitë historike në Bujanoc për turneun futbollit në Luginën e Preshevës

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, zhvilloi një vizitë historike në komunën e Bujanocit, në kuadër të turneut të futbollit për fëmijë...

Lajme të tjera

Web TV