Ç’po ndodh? Ermal Meta në gjendje jo të mirë shëndetësore, publikon fotot

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Këngëtari shqiptar Ermal Meta si duket nuk po kalon ditë të lehta. Ai së fundmi ka zbuluar se diçka e pazakontë po ndodh me të.

Në llogarinë e tij në “Instagram”, këngëtari ka publikuar disa foto ku tregon se pjesë të ndryshme të fytyrës i janë enjtur.

“Ka disa ditë që pjesë të ndryshme të fytyrës dhe kokës time janë ënjtur. Në fillim mendova se mund të ishte një alergji, por nuk është kështu. Dje në mëngjes u zgjova më keq se zakonisht dhe sot po njësoj”, ka shkruar këngëtari në një story në Instagram.

Mediat italiane shkruajnë se për shkak të gjendjes shëndetësore, Meta, është detyruar që të heqë dorë edhe nga disa angazhime në punë.

“Jam i detyruar të anuloj takimet me Peschici dhe Giffoni pasi duhet të zgjidh situatën. I kërkoj falje organizatorëve dhe fansave të eventit. Së shpejti do të shihemi”, mësohet të ketë thënë më herët Ermali.

Të fundit

Shkrepset e idjotëve që do t’i vënë flakën botës

Leonard Veizi Botën nuk do ta shkatërrojnë as meteorët, as cunamet, as ndonjë supervirus i krijuar në laboratorin e rradhës...

4 shtator 1972: Tre hajdutë vjedhin 18 piktura nga Muzeu i Montrealit

Në orët e para të mëngjesit të 4 shtatorit 1972, tre hajdutë të armatosur dhe të maskuar hynë në Montreal Museum of Fine Arts...

Rusia shpall të padëshiruar institutin britanik, ‘preket’ edhe profesori shqiptar

Përmes një njoftimi, Prokuroria e Përgjithshme e Rusisë ka ndaluar veprimtarinë e organizatës joqeveritare britanike Instituti Mbretëror i Shërbimeve të Bashkuara për Studime të...

Protestat në Izrael/ Netanyahu: Kam marrë kërcënime me vdekje!

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, kritikoi ashpër të mërkurën policinë për dështimin e saj në menaxhimin e protestave masive pranë rezidencës së tij në Jerusalem. Ai...

1944 – Fundi i Luftës së Vazhdueshme, armëpushim mes Finlandës dhe Bashkimit Sovjetik

Lufta midis Finlandës dhe Bashkimit Sovjetik në vitet 1941–1944 është e njohur në historigrafinë ndërkombëtare si Lufta e Vazhdueshme (Continuation War), pasi ajo pasoi...

Lajme të tjera

Web TV