Vijon i nxehti “përvëlues”, sot termometri shënon 41 gradë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sipas MeteoAlb: Pjesa e parë e ditës do të dominohet nga orët e shumta me diell në të gjithë vendin tonë. Por pjesa e dytë e ditës shfaq vranësirat kalimtare të cilat më të dukshme do të jenë në zonat malore, por nuk do të mund të krijojnë mundësi për reshje përgjatë zonës malore. Po ashtu gjatë mbrëmjes dhe natës vijojnë të jenë prezente vranësirat kalimtare të cilat më të fokusuara do të mbeten në Verilindje të territorit.

Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes, por do të ulen lehtë në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 17°C deri në 41°C.

Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 38 km/h nga drejtimi Perëndimor – veriperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 2 ballë.

Rajoni dhe Europa

Mbeten me vranësira të shpeshta dhe rrebeshe shiu të shoqëruara me mini  stuhi ere pjesërisht Qëndra e kontinentit dhe Ishujt Britanik. Gjithashtu me vranësira të shumta dhe reshje shiu do të jetë dhe gadishulli Skandinav. Ndërsa në ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike do të jetë Europa Lindore dhe Jugore.

Kosova

Kosova Mbetet në mbizotërimin e valëve të të nxehtit Afrikan, duke bërë që vendi të përjetoj temperatura ekstremisht të larta deri në 37°C. Përsa i përketë motit kthjellimet do të mbizotërojnë gjatë paradites. POR pas mesdite pritet të ketë kalime të pakta të vranësirave.

Maqedonia e Veriut

Prej disa ditësh territori i MV eshtë përfshirë nga temperatura shumë të larta KU maksimumet do të ngjiten edhe në 39°C në orët e mesditës në qytetin e Shkupit. Në MV kthjellimet do të jenë mbizotëruese deri në mesditë, më pas parashikohet të ketë vranësira të lehta në pothuajse gjithë vendin.

Të fundit

Olta Xhaçka thellon avantazhin ndaj Blerina Gjylametit në Tiranë! Ja renditja

Vijon numërimi i votave preferenciale në Tiranë. Ish-ministrja Olta Xhaçka ka kaluar kolegen e saj, Blerina Gjylameti me 55...

Ja çfarë fiton një shtet kur merr çmimin e parë në Eurovision

Kur një vend fiton Eurovisionin, nuk është thjesht një trofe i bukur që zbukuron zyrat e televizionit kombëtar. Fitorja sjell një sërë avantazhesh të...

Elisa Spiropali: Papa i Ri, ura dashurie dhe dialogu në kohë trazirash

Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Elisa Spiropali, ka reaguar përmes një mesazhi në rrjete sociale me rastin e fillimit të Pontifikatit të Shenjtërisë së...

Pse ka më shumë vota të numëruara se sa vota në total? Shpjegon Celibashi

Kryetari i Komisionit Qendror Zgjedhor, Ilirjan Celibashi ishte këtë të diel në një lidhje direkte për Euronews Albania ku u pyet nga gazetarja Greta...

Joe Biden diagnostikohet me sëmundjen e rëndë!

Ish-presidenti Joe Biden diagnostikohet me kancer në prostatë. Një deklaratë nga zyra e tij tha se Biden, i cili u largua nga Shtëpia e Bardhë...

Lajme të tjera

Web TV