Neymar rrezikon deri në 5 vite burg, ja arsyeja

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ardhja e Neymar në Barcelonë nga klubi brazilian Santos vazhdon të zgjojë interesin e gjykatave spanjolle.

Lojtari i Paris Saint-Germain do të gjykohet një muaj para fillimit të Kupës së Botës në Katar me autoritetet tatimore që pretendojnë se Neymar i shmangu taksat pas lëvizjes së tij nga Brazili. Autoritetet tatimore spanjolle po kërkojnë të dënojnë Neymar me dy vjet burg dhe po ashtu kërkojnë 10 milionë euro dëmshpërblim nga lojtari. Sipas El Pais, seanca do të zhvillohet më 17 tetor në Barcelonë.

Prokuroria beson se një shumë prej 8.4 milionë eurosh i është shmangur taksave gjatë transferimit të Neymar nga Santos te Barcelona.

Përveç kërkesës së Thesarit, kompania braziliane DIS, e cila pretendon se zotëron 40 për qind të të drejtave të lojtarit (të blera kur ishte 17 vjeç), po kërkon gjithashtu që lojtari të vuajë pesë vjet burg, si dhe të kërkojë rimbursim prej 150 milionë euro.

Përveç Neymarit, akuzohen edhe prindërit e tij, dy ish-presidentët e Barcelonës ,Sandro Rosell dhe Josep Maria Bartomeu, ish-trajneri i Santos dhe Barcelonës si entitet.

Sipas informacioneve të El Pais, autoritetet tatimore kërkojnë një dënim me dy vite burg për babain e Neymar dhe një vit për nënën e tij.

Të fundit

Ndeshja nuk mbaron kurrë! Interi nuk vdes kurrë, barazon në minutën e fundit

Përballja mes Interit dhe Barcelonës në gjysmëfinalen e Champions League duket sikur nuk do mbarojë asnjëherë. Pas spektaklit në...

‘Buf kënete’, ‘çyryk’, Rama komenton gjuhën në fushatë: Epo, mua më mbetet satira!

Kryeministri Edi Rama flet në Report Tv edhe për tonet e fushatës për zgjedhjet parlamentare të 11 majit, etiketimin e Sali Berishës si buf...

Schmidt në OKB: Bosnja, në krizën më të thellë që nga Marrëveshja e Dejtonit

Përfaqësuesi i Lartë ndërkombëtar në Bosnje e Hercegovinë, Christian Schmidt, duke paraqitur raportin gjashtëmujor para Këshillit të Sigurimit të OKB-së mbi situatën në Bosnje,...

“Këta të PS dalin natën me makina të huaja”, Gjin Gjoni: Janë njerëz të armatosur

Kandidati i Partisë Demokratike në qarkun e Lezhës, Gjin Gjoni ishte i ftuar në Ditarin e mbrëmjes në A2 CNN me Loneta Progni ku...

Sa mandate mendon Rama se do marrë PS? Kryeministri: Na duhet diçka tjetër…

Kryeministri Edi Rama i ftuar në Report Tv në Repolitix flet për integrimin në BE, ndërsa thekson se vetëm PS mund ta ulë Shqipërinë...

Lajme të tjera

Web TV