Ekipet shqiptare paraqitje ‘katastrofike’ në europë/ Bie Tirana, Vllaznia e Laçi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Futbolli shqiptar është në një humnerë që nuk ka fund… Presim kompeticionet
verore çdo vit dhe çdo vit kthehemi me kocka të thyera! E nëse kampionia e
Shqipërisë, Tirana, në 4 ndeshje mes Champions dhe Conference League, pëson 4
humbje radhazi, duhen ngritur disa pyetje…

Pyetje që askush nuk i bën, sepse jemi mësuar me mediokritetin dhe nuk na bën
përshtypje asgjë më, por thjesht “vegjetojmë” duke pritur mrekullinë e cila nuk vjen,
sepse të tjerët punojnë dhe madje përmirësohen. Dhe për të tjerë nuk flasim për
kampionatet e mëdha, por Maltë, Gjibraltar dhe Luksemburg, që sigurisht na ka
kaluar me kohë tashmë…

Eliminohen Tirana, Partizani, Laçi dhe Vllaznia. Në turin tjetër askush nuk do të
marrë pjesë në kompeticionet UEFA dhe mjaftohen me ato para që shërbejnë sa
për 1/3 e buxhetit vjetor! Mjafton kaq, ose më saktë, kaq është hapi!

Në anën tjetër, ecin përpara dy ekipe të Maqedonisë së Veriut, Shkëndija e Tetovës
dhe Shkupi, në turet e treta të Conferencë dhe Europa League. Ndërkohë, në garë
për Conferencë League mbetet edhe Ballkani por janë eliminuar Drita, Gjilani dhe
Llapi.

Të fundit

Përplasen dy helikopterë, humbin jetën të gjithë personat që ndodheshin në to

Dy helikopterë privatë janë përplasur në Finlandë, duke lënë pas viktima. Të pesë pasagjerët e helikopterëve që u përplasën në...

Greqia padit Adidas për reklamën me Akropolin, shkelje e trashëgimisë kulturore

Autoritetet greke kanë nisur veprime ligjore pasi pamjet e një reklame të re të Adidas, ku Akropoli i shekullit të V p.e.s. shfaqet si...

Shqipëria në finalen e Eurovision/ Votoni ‘Zjerrm’, le ta çojmë atje ku e meriton

Nata finale e Eurovision, ku Shqipëria përfaqësohet me Shkodrën Elektronike dhe hitin ‘Zjerrm’ po përcjell emocione të veçanta në botën mbarëshqiptare. Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe...

Opozita kontenstoi votat/ Celibashi nxjerrë blof Berishën: PD nuk ka sjellë asnjë provë

Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi deklaroi se Partia Demokratike nuk ka paraqitur asnjë provë për të mbështetur pretendimet e saj mbi manipulimin e votave të ardhura...

Modë, muzikë dhe turizëm/ Vlora çel sezonin turistik me mbrëmje festive

Në një skenë gjigande të ndërtuar në shëtitoren Lungomare, pranë "Ujit të Ftohtë" Vlora çeli zyrtarisht mbrëmjen e sotme sezonin turistik. Çelja e sezonit u...

Lajme të tjera

Web TV