Rama: Brenda gushtit instalohen 2 anije prodhuese të energjisë elektrike

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama ishte këtë të premte në Vlorë për të parë nga afër kantierin e portit të Ri të Vlorës ku do të ankorohen anijet e peshkimit, tragetet e udhëtarëve dhe anijet e mallrave. Ndër të tjera Rma theksoi se do të instalohen brenda gushtit edhe dy anije prodhuese të energjisë elektrike.

“Fillon një kantier me një rëndësi të jashtëzakonshme për shumë arsye për një port që më në fund e meriton këtë emër se qoftë ai që kemi atje, qoftë ky i peshkatarëve janë parkime ujore mesjetare dhe së dyti sepse këtu sistemohet e gjithë flota e peshkimit ndërkohë që me programin e mbështetjes për industrinë e peshkimit ne do të vijojmë të financojmë qoftë riparimin e anijeve dhe blerjen e anijeve të reja. Së treti sepse do të rrisë fluksin e tregtisë përmes detit, së katërti se edhe për pasagjerët do të bëhet diçka me standarde. Njëkohësisht kemi një port turistik në anën tjetër që do të jetë një nga perlat e Mesdheut dhe do të sjellë zhvillim të madh ekonomik jo vetëm për Vlorën por edhe për të gjithë industrinë.

Prej kohësh flitet për krizë të energjisë eletrike, ndaj kryeministri Edi Rama theksoi se kanë arritur në kushtet që jo vetëm çmimi është i lartë, por ka rënë volumi i mundshëm për tu blerë. Megjithatë Rama është optimist se do të vijë momenti që Shqipëria nuk do të ketë më nevojë për import pasi do të jetë vetë eksportuese e energjisë elektrike.

Këtu jemi në një zonë ku po merr jetë program më ambicioz i qeverisë sa i përket energjisë. Kjo që ndodh me futjen e 110 Mëh të tjerë përmes detit është vetëm një hap i kësaj emergjence botërore sepse kemi ardhur që jo vetëm çmimi i energjisë ka ikur në stratosferë por ka filluar ajo që kemi paralajmëruar me kohë, rënia e volumit të mundshëm për tu blerë. Pra nuk jemi më në kushtet që cmimi është marramendës, por do të jetë e vështirë që ta gjejmë. Do marrim masat që Shqipëria të hyjë në fazë tjetër duke u bërë sovrane nga pikëpamja energjetike dhe duke u kthyer eksportues neto por kemi një fazë tranzicioni që duhet të bashkojmë të gjithë gjërat që janë përgatitur për kaq kohë dhe të krijojmë sinergji. Isha dhe në Athinë ku u takova dhe me Princin e Kurorës dhe u lidh marrëveshja për të sjellë interkonjeksionin nga Arabia Saudite në Greqi dhe për t’i shitur Greqisë dhe kësaj zone energjinë diellore që kanë në plan ta prodhojnë në sasira marramendëse. Jemi në kushte positive. Ajo që vlen është se do të vijë momenti që nuk do të kemi më nevojë të importojmë por të eksportojmë”, tha Rama.

Të fundit

Spiunët – luftëtarët e padukshëm të Luftës së Ftohtë

Gjatë dekadave të përplasjes ideologjike mes Lindjes dhe Perëndimit, spiunët u kthyen në protagonistët më të heshtur, por më...

“Shqipëria në BE”/ Marta Kos: Objektivi, mbyllja e negociatave deri në 2027

Bisedimet për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian po përparojnë me një ritëm të paprecedentë, duke shënuar një nga momentet më optimiste në rrugëtimin...

Analiza/ Si po i nxit ndryshimi i klimës zjarret në Evropë?

Zjarre të mëdha përfshinë këtë muaj disa vende mesdhetare, duke i detyruar mijëra banorë në Katalonjë të Spanjës të izolohen dhe duke rrezikuar qytetin...

Amerikanët janë kudo dhe po shtrenjtojnë turizmin, si rasti i Shqipërisë

Nga Antonio Leggieri, Il Fatto Quotidiano Sipas The Guardian, Ivanka Trump dhe bashkëshorti i saj Jared Kushner kanë ndërmend të shndërrojnë ishullin e Sazanit në...

“Librin e marr në plazh si aksesor për foto”, modelja “ndez rrjetin” me deklaratën

Një deklaratë e bërë nga një prej ‘modeleve’ shqiptare e cila është pjesëmarrëse në emisionin “She’s On Top” ka ndezur rrjetin dhe është kthyer...

Lajme të tjera

Web TV