Incidentet me mjetet ujore motorike, Kumbaro: Policia e Shtetit në terren

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në emisionin ‘Kjo Javë’ në News24 me gazetaren Nisida Tufa, ministrja e Mjedisit dhe Turizmit Mirela Kumbaro, ka folur mes të tjerash edhe për mjetet e argëtimit në ujë si motoskafët, të cilat kanë shkaktuar edhe incidente apo aksidente me pushuesit.

Kumbaro ka sqaruar se ky është një fenomen i dy viteve të fundit dhe se po bëhet gjithçka që situatë të vihet nën kontroll, që nga kontrollet e rrepta e deri tek heqja e licencave për disa operatorë turistikë që ofrojnë këtë lloj argëtimi.

“Është një fenomen i dy viteve të fundit ku si çdo atraksion i ri tërheq. Është shtuar numri i mjeteve të tilla që pajisen me leje pranë kapitenerive të porteve të ndryshme.

Vitin e kaluar nxorëm një rregullore të re dhe një VKM për të dhënë certifikatën operatorëve turistike detarë, operatorë që në një mënyrë ofrojnë këtë lloj zbavitje turistike.

 

 

I kemi bërë thirrje të deklarohen e të certifikohen.

VKM në prill për stacionimin e tyre. Është një VKM e re pra se në prill ka dalë. Po nxirren rregulla të qarta për stacionet e bregëzimit. Nga viti që vjen rregulla shumë më strikte sepse rregullat vijnë pasi vjen tendenca. Ajo që po ndodh tani, është që Policia e Shtetit është tërë kohën në terrenin ujor për të kontrolluar e ndaluar operatorët e individët që ofrojnë këto shërbime pa dokumentacion dhe pa respektuar rregullat.

Kemi hequr disa licenca. Gjithë kjo javë ka qenë periudhë e rreptë kontrolli”, u shpreh ajo.

Në lidhje standardet e shërbimeve nga operatorët turistikë në vend, ministrja Kumbaro tha se ka përmirësim të dukshëm nga vitet e tjera, por se kjo nuk do të thotë se duhet të ndjehemi të vetëkënaqur pasi ka ende për të bërë.

“Jemi në kontroll të përditshëm. Për parametrat e pastërtisë jemi në nivelet më të mira që kemi pasur por synojmë edhe më shumë. Na shërbeu ky vie për të kuptuar rëndësinë e sensibilizimit.

Lexo edhe :  Parlamenti Europian miraton raportin për Shqipërinë, Spiropali: Mesazh i fuqishëm

Bashkia Himarë është një bashki e vogël dhe me vijë bregdetare të shtrirë, nis nga Palaca deri në Lukovë. Niveli i pastërtisë është shumë më i lartë. Mbetjet mblidhen 4-5 herë në ditë.

Sarandë Himarë, Kavajë, Durrës, janë aktivizuar operatorë suplemtentarë për të mbajtur pastër territorin. Është një luftë jo me papastërtinë, por me vesin. Na ndodh që janë hequr edhe koshat për të shmangur vendgrumbullimin, por bizneset si ndotësit më të mëdhenj përpiqen të shmangin detyrimet dhe i hedhin aty”, tha ajo.

Kumbaro foli edhe në lidhje me numrin e vizitorëve të cilët zgjedhin të vizitojnë vendin tonë dhe shqiptarët të cilët zgjedhin të bëjnë jashtë pushimet e tyre.

Ajo tha se është një trend i kuptueshëm pas 2 viteve pandemi.

“Kur dëgjoj kur thonë që ka më shumë shqiptarë që ikin jashtë vendit se vjet, është krejt normale. ka një padurim të bukur për të lëvizur sepse ishim të bllokuar nga protokollet e pandemisë, u çliruam nga ajo që na pengonte. Turistët shqiptar është normale të bëjnë 10 ditë pushime në Itali apo nuk di se ku dhe 10 të tjera këtu. Sezoni veror është 3 muaj, ke kohë të ikësh të vish të kthehesh e të ikësh sërish. Nga Gjermani kemi një numër të shtuar turistësh, vendet skandinave, Serbia gjithashtu.
Kemi një rritje të shtetasve nga Greqia. Pak ditë më parë edhe gazet e madhe greke e kishte këtë të dhënë. Ajo që po ndodh si fenomen psiko-turistik ka një dëshirë për destinacione të reja pas 2 muajsh pandemi dhe frikës se mund ë ketë ndoshta masa të reja me shtimin e numrin të infektimeve”, shpjegoi Kumbaro.

Të fundit

Zjarr në Mallakastër, ndërhyrja e vështirë prej erës së fortë dhe terrenit të thyer

Një zjarr i përmasave të mëdha ka rënë mbrëmjen e djeshme në fshatin Drenovë të bashkisë Mallakastër. Flakët janë përhapur...

Shumica e qytetarëve europianë mbështesin rikthimin e Mbretërisë së Bashkuar në BE

Një dekadë pasi deputetët votuan për të mbajtur referendumin që çoi në largimin e Britanisë nga Bashkimi Evropian, një sondazh ka treguar se shumica...

1789 – Marrja e Bastijës dhe shpërthimi i Revolucionit Francez

Më 14 korrik 1789, një ngjarje e jashtëzakonshme tronditi themelet e monarkisë franceze dhe vulosi fillimin e njërës prej periudhave më përcaktuese të historisë...

Horoskopi ditor, 14 Korrik 2025

Dashi Do të harxhoni shumë energji në komunikimin, bisedat dhe korrespondencën me të tjerët.  Kjo do të jetë një kohë e mrekullueshme për t’u çlodhur...

Tension në fundin e sfidës Chelsea-PSG, Donnarumma dhe Luis Enrique humbasin kontrollin

Momente tensioni u regjistruan menjëherë pas përfundimit të finales së Botërorit të Klubeve, mes Chelsea dhe PSG-së, ku blutë e Londrës triumfuan me rezultatin...

Lajme të tjera

Web TV