Pothuaj 1/3 e shqiptarëve nuk preferojnë as Ramën, as Berishën, e as Metën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Eduard Zaloshnja

Nga një sondazh elektronik me 1938 të anketuar, që e zhvillova në 24 orët e fundit, rezultoi se pothuaj 1/3 e shqiptarëve (31.7%) nuk pëlqejnë as Ramën, as Berishën, e as Metën. Ndërsa ndër të tre, 38.6% preferojnë Ramën, 25.5% Berishën, dhe 4.3% Metën (shihni Tabelën 1).

Nga të dhënat demografike dhe elektorale tëtë anketuarve, si dhe nga preferencat e tyre ndaj politikanëve, mund të bëhet ky ekstrapolim i përafërt:

Rreth 810 mijë banorë të rritur janë simpatizantë të Ramës, rreth 535 mijë të Berishës, rreth 90 mijë të Metës, dhe 665 mijë të asnjërit.

Meta rezulton të ketë suficit në përkrahje te grupmosha 18-34 vjeç, ndërkohë që ka deficit te grupmosha 50-64 vjeç (krahasuar me shpërndarjen moshore të popullsisë së rritur). Ndërsa Rama e Berisha kanë shpëndarje moshore të përkrahësve të tyre të ngjashme me të popullsisë së rritur (shihni Tabelën 2).

Siç pritej, shumica dërrmuese e simpatizantëve të tre politikanëve kryesorë votuan vjet për partitë respektive (shihni Tabelën 3).

SHËNIM STATISTIKOR: NË NJË SONDAZH ELEKTRONIK NUK ËSHTË E MUNDUR TË MATEN NË MËNYRË RIGOROZE MARZHET E GABIMIT STATISTIKOR PËR SECILIN REZULTAT. SIDOQOFTË, MUND TË PËRCAKTOHET ME PËRAFËRSI MAKSIMUMI I MARZHIT TË GABIMIT NË PËRGJITHËSI, QË NË SONDAZHIN AKTUAL NUK E KALON PLUS/MINUS 3%

Të fundit

PD në “pikiatë”, a po lind një opozitë e re?

Në studion e “Real Story” u diskutuan të dhënat e sondazhit të publikuar të hënën në ABC News, sondimi...

Dashamir Shehi: Jam munduar të bashkoj partitë e vogla simotra, por nuk i la egoja!

Drejtuesi politik i koalicionit opozitar “Djathtas për Zhvillim”, Dashamir Shehi, i ftuar në emisionin “Open”, u shpreh se ai nuk u trembet partive të...

Tarifat mund të ulin shitjet e makinave deri 1.8 milionë në SHBA dhe Kanada në vitin 2025

Tarifat prej 25 për qind të administratës së Donald Trump ndaj industrisë automobilistike pritet të ndikojnë ndjeshëm në shitjet e makinave në SHBA dhe...

Kushtetuesja rrëzon SPAK-un për rastin e gazetarit Elton Qyno

Gjykata Kushtetuese shfuqizon vendimet gjyqësore për kontrollet ndaj gazetarit Elton Qyno dhe sekuestrimin e pajisjeve elektronike. "Gjykata Kushtetuese mori në shqyrtim çështjen me kërkues Elton...

E trishtë/ Mbyll sytë përgjithmonë aktorja e njohur (Emri)

Sophie Naywaide, e cila luajti vajzën e Michelle Williams dhe Gael García Bernal në filmin dramatik të vitit 2009 “Mammoth” dhe “An Invisible Sign”, ka ndërruar jetë ditë e sotme. Sa i...

Lajme të tjera

Web TV