Ulen lehtë temperaturat, njihuni me surprizën e motit pasditen e sotme

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në orët e para të ditës parashikohet që pjesa më e madhe e territorit të jetë në mbizotërimin e kthjellimeve në ultësirën perëndimore dhe kalimeve të pakta të vranësirave në zonat malore. Por, sipas MetoAlb në vijim parashikohet që vranësirat të bëhen më të dukshme në zonat malore duke krijuar mundësi për reshje të pakta dhe të izoluar në Veri dhe Verilindje.

Temperaturat e ajrit do të mbeten konstante në mëngjes, por do të ulen lehtë në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 17°C deri në 38°C.

Era do të fryjë mesatare dhe e fortë me shpejtësi mbi 45 km/h nga drejtimi Verior – Veriperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim mbi 3 ballë.

Kosova

Pjesa e parë e ditës do të jetë në ndikimin e kthjellimeve dhe kalimeve të pakta të vranësirave në territorin e Kosovës. Ndërsa në pjesën e dytë të ditës pritet që vranësirat të bëhen më të dukshme në pothuajse të gjithë Kosovën, duke krijuar mundësi për reshje të pakta dhe të izoluara në Perëndim të vendit.

Maqedonia e Veriut

Zhvillimi i një qendre të presionit të lart atmosferik do të bëj që MV në orët e para të ditës të jetë në dominimin e kthjellimeve. Por pas mesdite pritet të ketë kalime vranësirash të cilat më të theksuara do të jenë në Veriperëndim të vendit duke gjeneruar shira të izoluar.

Rajoni dhe Evropa

Kontinenti Evropian do të jetë në ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike në Jug dhe pjesërisht në Qendër, KU do të ketë kthjellime dhe kalime vranësirash. Ndërsa Ishujt Britanik dhe Skandinavia do të paraqiten me vranësira të shpeshta të cilat herë pas here do të gjenerojnë rrebeshe shiu. Po ashtu me vranësira dhe reshje do të jetë edhe Lindja e kontinentit Evropian.

Të fundit

Titulli kampion i takon Napolit të Contes, Inter bën detyrën ndaj Comos

Napoli fiton zyrtarisht titullin në Serie A. Napoletanët “kurorëzohen” si kampion në Itali, pas triumfit 2-0 ndaj Cagliarit, në...

Gjykata rrëzon Trump për çështjen e Universitetit të Harvardit

Një gjykatë federale në SHBA ka pezulluar përkohësisht vendimin e administratës Trump për t’i ndaluar Universitetit të Harvardit regjistrimin e studentëve ndërkombëtarë. Vendimi erdhi disa...

“E pabesueshme!” Një anije mallrash përfundon në kopshtin e një burri norvegjez

Një burrë norvegjez ka folur për momentin “e pabesueshë,” kur u zgjua për të zbuluar se një anije kontejnerësh 135 metra e gjatë ishte...

Një grua sulmoi me thikë 12 persona, gjermanët shohin tmerr me sy

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Gjermani. Sipas mediave të huaja, mësohet se në stacionin e trenit në Hamburg një grua...

Ancelotti prek në zemër tifozët madrilenë: Pas Realit, nuk kam më…

Kundër Real Sociedad në “Bernabeu”, Carlo Ancelotti do drejtojë të shtunën për herë të fundit nga stoli Real Madridin. Trajneri 65-vjeçar doli para mediave...

Lajme të tjera

Web TV