Vazhdon rënia në tregun valutor, euro në nivele minimale kundrejt lekut shqiptar

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Euro vijon të mbetet në kuota minimale kundrejt lekut shqiptar.Sipas Kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë për rreth një javë një euro është shkëmbyer mesatarisht me 116 lekë duke pësuar luhatje të vogla.

Por rënia që prej fillimit të muajit korrik mbetet drastike, sepse sipas kursit të Bankës Qendrore një euro shkëmbehej me 119 lekë.

Ky mbetet një ndër nivelet më të ulëta të regjistruara në vendin tonë që prej fillimit të këtij viti.

Ndikim në dobësimin e euros kanë dhënë ardhja e turistëve, paralajmërimi i një amnistie për paratë e padeklaruara por edhe dobësimi i monedhës europiane në tregjet ndërkombëtare .

Por ekspertët paralajmërojnë se kursi i këmbimit do të vijojë të jetë në ndikimin e turizmit dhe parashikohet një rënie e mëtejshme e euros gjatë muajit gusht i cili pritet të ketë më shumë turistë të huaj.

Nëse e krahasojmë me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar Raporti euro – lekë ka pësuar rënie me 4.4%.

Zhvlerësimi i monedhës europiane dhe inflacioni detyroi Bankën Qendrore Europiane që pas 11 vitesh të risi me 0.5% normën bazë të interesit.

Ndërkohë edhe dollari amerikan ka pësuar ulje gjatë ditëve ët fundit duke u shkëmbyer me rreth 114 lekë nga 117 që ishte në mes të këtij muaji kur u barazua me monedhën europiane.

Të fundit

Ekipet shqiptare në Europë: Egnatia dominon, fiton edhe Drita e Kosovës

Egnatia fitoi sot 1-0 në nisjen e rrugëtimit të saj në UEFA Champions League. Kampionët e Shqipërisë u përballën...

“Arrestuat ketrin, jo klientët e Epstein”/ Elon Musk shpërthen kundër Trump

Elon Musk ka ndezur një valë të re polemikash pas një postimi të ashpër dhe ironik në platformën e tij X (ish-Twitter), ku sulmoi...

Merkato, Igli Tare po ndjek dy emra në kampionatin anglez

Milan synon të përforcohet jo vetëm në mesfushë këtë merkato ku po ndiqen emra si Granit Xhaka, Ardon Jashari, Javi Guerra e ndonjë tjetër,...

“Salianji është kurban i Berishës, ai është i përdorur”

Pas 9 muaj e gjysmë në burgun e Fierit ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji i cili u dënua për kallëzim të rremë, si...

Ardian Ismaji ndryshon ekip, zyrtarizohet te Torino!

Futbollisti nga Kosova që luan për kombëtaren e Shqipërisë, Ardian Ismajli është bërë me skuadër të re. Mbrojtësi shqiptar është prezantuar te skuadra e...

Lajme të tjera

Web TV