Kryeministri spanjoll për integrimin e Shqipërisë në BE: Jam optimist për të ardhmen

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri spanjoll Pedro Sanchez ka konfirmuar mbështetjen e vendit të tij për integrimin europian të Shqipërisë, gjatë një konference të përbashkët me kryeministrin Rama.

Sanchez tha se nuk ka një afat sa do të zgjasë ky proces, por Spanja do të japë mbështetjen e saj politike që rruga të jetë sa më e shpejtë.

“Në lidhje e kohën dhe afatet ne nuk mund t’i vendosim procesit një afat të caktuar të aderim, por duam të shprehim përkrahjen politike të vendit tonë që kjo rrugë të jetë sa më e shpejtë. Unë jam optimist për të ardhmen e BE. Mendoj se e kemi të qartë cilat janë detyrat tona. Me pandeminë dhe me luftën po shikojmë shpejtimin e këtij procesi. Po bashkëpunojmë gjithnjë e më tepër. Ne duhet të vazhdojmë të forcojmë tregun tonë të brendshëm, që do të thotë të futen edhe vende të tjera në këtë hapësirë begatie.

Inkorporimi i Ballkanit do ta forcojë BE-në. Më duket thelbësore që të shtojmë marrëdhëniet bilaterale me shtetet që duan të aderojnë në BE. Është një mekanizëm këmbimi strategjish dhe refleksionesh politike. Kemi parë si ka avancuar ky proces dhe shohim marrëdhëniet pozitive mes vendeve”, tha Sanchez.

Të fundit

E rëndë në Koplik/ Po punonte për hapjen e pusit të ujit, humb jetën 55-vjeçari

Një ngjarje e rëndë është regjistruar paraditen e sotme në lagjen “Mehaj” të qytetit të Koplikut, ku një 55-vjeçar...

‘Tërmet’ në Bashkinë e Divjakës/ Pas ultimatumit të Ramës, dorëhiqet nënkryetari

Nënkryetari i Bashkisë së Divjakës dhe kryetarët e 3 njësive administrative kanë dhënë dorëheqjen, sipas porosisë së Kryeministrit Edi Rama që ka kërkuar rifreskime të punonjësve...

“Na morën edhe detin”/ Gaza humb strehën e fundit mes urisë, vapës dhe dëshpërimit

Ushtria izraelite ka rikthyer ndalimin e qasjes në Detin Mesdhe përgjatë Rripit të Gazës, një kufizim që është teknikisht në fuqi që nga 7...

Si ia doli Greqia të ringrihej nga gremina ekonomike

Në vitin 2011, Dimitra Plagkou përjetoi një nga momentet më të errëta të jetës së saj: e zhytur në borxhe, me biznesin e saj...

Kujtim Gjuzi iu bashkohet banorëve të Thethit: Shyqyr deri tani s’ka gjak, ndryshe…

Ish-deputeti Kujtim Gjuzi, së bashku me disa mirditorë, janë drejtuar këtë të martë drejt Thethit, për të mbështetur banorët thethianë të cilët prej ditësh...

Lajme të tjera

Web TV