Rekord në 30 vjet/ Rreth 170 milionë euro të ardhura nga doganat për korrikun

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kërkesa për mallrat kryesore të konsumit e nxitur nga turizmi, e kombinuar me shtrenjtimin e çmimeve kanë sjellë rritjen e zhdoganimeve dhe të ardhurave nga doganat për buxhetin e shtetit gjatë korrikut.

Shifrat zyrtare tregojnë se Doganat kanë shënuar një rekord të të ardhurave të mbledhura në një muaj duke ju afruar shifrës 20 miliardë lekë (rreth 170 mln euro), shuma absolute më e lartë e arritur në historinë e Administratës Doganore në një muaj.

Të dhënat operative nga Drejtoria e Përgjithshme e Doganave tregojnë se në muajin korrik 2022 të ardhurat u realizuan në masën 19 miliardë e 625 milionë lekë. Krahasuar me planin e rishikuar (të rritur) janë realizuar rreth 775 milionë lekë më shumë ndërkohë që krahasuar me korrik 2021 janë realizuar rreth 2,5 miliardë lekë më shumë ose me rritje me rreth 14,4%.

Ndër arsyet kryesore, Dogana vlerëson rritjen e performancës së administratës doganore, dixhitalizimin e shërbimeve dhe rritjen e zhdoganimeve të mallrave të akcizës gjatë korrikut kryesisht nga sasia rekord e konsumit të cigareve prej 277 ton, kafesë rreth 600 ton, birrës rreth 12,250 mijë litra etj.

Si periudhë 7-mujore, doganat kanë realizuar 122,7 miliardë lekë të ardhura ose rreth 5,5 miliardë lekë më shumë se plani i rishikuar. Në krahasim me 7-mujorin 2021 janë realizuar rreth 20,8 miliardë lekë më shumë ose rreth 20,4% më shumë.

Të fundit

GJKKO zgjat afatin e paraburgimit për Laert Haxhiun

Gjykata e Posaçme ka pranuar kërkesën e SPAK për të zgjatur me tre muaj afatin e paraburgimit ndaj Laert...

Shembja e ndërtimeve pa leje në Theth, prishet ndërtesa 2-katëshe

Në Theth vijon aksioni për për shembjen e ndërtimeve pa leje. Pasditen e sotme është prishur një objekt 2-katësh, i ndërtuar pa leje në këtë...

Garat në Europë, radhën tani e kanë Vllaznia dhe Partizani

Vllaznia dhe Partizani do të luajnë të mërkurën e 10 korrikut ndeshjet e para të turit kualifikues në Ligën e Konferencave. Nën drejtimin e trajnerit...

Veliaj në qeli, reagojnë avokatët ndërkombëtarë: Shkelje e të drejtave

Një ditë pas vendimit të Gjykatës së Lartë, e cila la në fuqi masën e “arrestit me burg” për kryetarin e Bashkisë së Tiranës,...

Donald Trump e konfirmon: Do jem në finalen e madhe të Botërorit

Turneu i zgjeruar, ku marrin pjesë shumë nga ekipet më të mira të botës, shihet gjerësisht si një “provë gjenerale” për Kupën e Botës...

Lajme të tjera

Web TV