Satira dhe opozita jonë, i përveshin mëngët…në shtator

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Ben Andoni

Sovranitet dhe referendum. Ky togfjalësh mund të shkëputet nga narracioni i përbashkët i kryetarit de facto të PD-së, z .Berisha dhe kryetarit të Partisë së Lirisë, “rishtarit” Ilir Meta. I pari merret me sovranitetin, si një kompleks të madh që ka me SHBA-në pas shpalljes “non grata” (në një vend ku janë dy baza amerikane), kurse i dyti me referendumin, sikur të mos kenë qenë vetë pjesë e shtetit shqiptar në çdo qelizë ku të mundësonte dhe ta ndihte deri më tash referendumin.

Fatkeqësia është sesi dy njerëz, që nuk njohin asnjë masë demokratike dhe që e kanë shpalosur me zgjedhjet e fundit respektive (këto të Metës do të përshfaqen si ekzemplare në teorinë politike) mëtojnë të sjellin një frymë të re, kurse ato të Berishës, njerëz të tij e thonë me zë e figurë që manipuluan dikur për Lulzim Bashën, do të sjellin ndryshimin e vërtetë!!! Për të ardhur keq është se: edhe për pjesën mbrojtëse të tyre dhe ata që po mbulojnë sot atë përpjekje të madhe që po bëhet për ngritjen e një grupi opozitar: Nëse njihni njerëz më të fortë dhe autoritativë se Meta dhe Berisha atëherë bujrum! Me këtë lahen duart si Pilati dhe u jepet nga një megafon dy personazheve që duhet më së pari të pastrojnë politikën shqiptare.

Po a është e vërtetë se binomi Berisha-Meta dinë të mbledhin publikun?! Ndërsa Berisha ka ende peshën e një personi, që ka bërë demokracinë (siç i atribuohet pa asnjë analizë i gjithë zhvillimi i frontit të gjerë që u bashkua te PD-ja nga viti 1991), tek Meta besohet se ka energji të pafundme dhe i pëlqen të shfrytëzojë çdo konjukturë. A është kjo opozita e vërtetë? Për fat të keq jo. Dhe, më keq akoma kjo situatë është më e rëndë kur shikon fragmentin tjetër të bashkësisë së partive opozitare, që nuk flasin dhe po presin të rrjedhin ujëra të tjera te PD-ja, duke ruajtur status quo-të e tyre shumë inekzistente. Më keq parazitizmin e tyre politik dhe shfrytëzimi e partive, që në masë nuk duhet të funksionojnë më.

E para për këtë lloj opozite, që do të na humbë sërish kohë, është mungesa e një vije të drejtë ideologjike e cila mbahet si një nga gjërat më të papërfillshme. Berisha e shpalli ndryshimi e tij drejt konservatorëve në një nga foltoret pa as edhe konsultimin më të vogël, kurse Meta i bëri ndryshimet duke pataksur dhe njerëzit e vet, që rrinin si të mumifikuar në sallë. Në rastin e dytë të ish-LSI-së, puna partiake nuk ka asnjë rëndësi: tek e fundit është shembulli më i shëmtuar sesi politika mbahet në familje dhe si shfrytëzohet një formacion deri në shpërfytyrim. Me pak fjalë: si mund të ndryshosh rrjedhat pa asnjë konsultim dhe si mund të votosh në fraksione sekonde ndryshime, që kërkojnë analiza të gjera?!

Lexo edhe :  Masakra e Neshoba County, Ku Klux Klan vret tre aktivistëve të të drejtave civile

Nuk po ndalemi te problemet që mbështjellin këto dy personazhe dhe për fatin e keq, po mbajnë flamurin ndaj pështjellimeve që fal sot menaxhimi i pushtetit nga kryeministri aktual, Rama, që nga ana tjetër është pothuaj në një gjatësi vale sa i përket demokracisë së brendshme në partinë e tij.

Shqipëria duhet të lindë një opozitë, pikë së pari duke krijuar atë se ku duhet dhe për çfarë duhet të funksionojë kjo opozitë. Parlamenti mjafton për zullumet e qeverisë Rama, por opozita është një koncept më i gjerë, i cili përmbledh pjesën ideore dhe mbi të gjitha idetë për fytyrën e Shqipërisë së nesërme. Dhe, nëse këtë fizionomi do e kërkosh me imazhet e stërvjetra të Berishës dhe Metës tregon se demokracia shqiptare ende se ka kaluar cakun e viteve ’90 të shekullit të shkuar dhe është në nivelin e saj më fatkeq. Atëherë kur do lindë kjo opozitë?! Me sa duket, të gjithë tek PD-ja po mundohen të shfrytëzojnë Berishën, si ai dashi i dikurshëm që shembte portat e kalave.

Por qeveria Rama nuk është kala, por një ngrehinë e kalbur, që nuk do e ketë aq të lehtë këtë mandat, kurse më keq akoma, makutëria, shtirja,  korrupsioni i vendit tonë, i ngjan pak “Verbërisë” së Saramagos, ku pakkush shpëton. “Njerëzit thonë se satira ka vdekur. Nuk ka vdekur; është gjallë dhe jeton në Shtëpinë e Bardhë”, thoshte dikur Robin Williams. Me një ndryshim të vogël, po të heqim Shtëpinë e Bardhë, mund të përshtatet lehtë e të themi se ne jetojmë për ditë me satirën, që na ofron… opozita jonë kinse patriotike, që do përveshë mëngët, por në shtator… për sovranitet dhe referendum.

Të fundit

Si agjentët e Mossad-it në Iran përgatitën terrenin për sulmet ajrore të Izraelit

Operacioni ushtarak izraelit “Ngritja e Luanit”, më i madhi i nisur ndonjëherë nga Izrali kundër Iranit, filloi në orët...

Bjellorusia liron 14 të burgosur, përfshirë politikanin Tsikhanouski

Bjellorusia ka liruar 14 të burgosur, përfshirë Syarhey Tsikhanouskin, i cili u arrestua në maj të vitit 2020 gjatë përpjekjes për të kandiduar për...

Kokainë dhe para cash, arrestohet 31-vjeçari shqiptar në Itali

Policia italiane ka arrestuar një shtetas shqiptar në Crespina Lorenzana. Sipas raportimeve, 31-vjeçari shqiptar është kapur nga policia italiane gjatë një kontrolli të rastësishëm. Sjellja...

Prapaskena e merkatos, Barcelona planifikon goditjen e madhe në 2026

Barcelona po punon jo vetëm për merkaton e kësaj vere, por edhe për atë të vitit të ardhshëm. Mediat angleze raportojnë se klubi katalanas...

Gjykata e Kosovës zbulon vrasjen e politikanit Oliver Ivanoviç

Gjykata Themelore e ka bërë përgjegjës Milan Radoiçiçin për vrasjen e ish-politikanit serb nga Kosova, Oliver Ivanoviçit, ndërsa katër të akuzuar janë dënuar me...

Lajme të tjera

Web TV