Shkatërrohet një magazinë me plantacion kanabisi/ Si u kapën dy shqiptarët në Spanjë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Dy shqiptarë janë arrestuar në Spanjë për kultivim të lëndëve narkotike. Ata kishin krijuar një plantacion me kanabis brenda një magazine dhe u zbuluan për shkak se harxhonin shumë energji elektrike.

Sipas policisë, hetimet nisën marsin e kaluar, kur u konstatua ekzistenca e një plantacioni brenda një magazine industriale. Kompania e energjisë elektrike pikasi se në magazinë ishte lidhur energjia në mënyrë të paligjshme.

Agjentët hynë në magazinën që ndodhej në zonën industrial të Polinya  dhe zbuluan 256 bimë narkotikë, ndërsa u vendosën në pranga dy shqiptarët.

Brenda ambientit ndodheshin makineritë për kultivim, llamba, ventilator kondicionerë etj., dhe e gjithë magazina ishte kondicionuar për të vendosur sa më shumë bimë.

Dy të arrestuarit po hetohen si autorë të dyshuar të trafikut të drogës dhe për vjedhje të energjisë elektrike.

Të fundit

A ndihmohen dot fermerët me 30 milionë euro garanci shtetërore?

Fatos Çoçoli Nën nxitjen dhe këmbënguljen e Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Ministria e Financave ka njoftuar se qeveria...

Arabia Saudite si Kanadaja, sistem i ri klasifikimi për të punësuar të huajt

Arabia Saudite ka prezantuar një sistem të ri klasifikimi (si Kanadaja) për lejet e punës tek të huajt, si pjesë e përpjekjeve të saj...

Pse Vuçiç po flet për armatosje e kërcënime?

I pamundur të heshtë zemërimin publik të popullit të tij, i cili prej rreth 8 muajsh proteston pa u ndalur për të kërkuar rrëzimin...

Lapaj: Rama sillet sikur ka zbritur për herë të parë nga avioni

Kreu i "Shqipëria Bëhet", Adriatik Lapaj, ka reaguar për ngjarjen e sotme në Theth, duke u shprehur se kryeministri Edi Rama është kujtuar vonë...

Meta apelon vendimin e GJKKO për masën e arrestit me burg

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka apeluar vendimin e Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), e cila rrëzoi...

Lajme të tjera

Web TV