Takim homologësh/ Rama: “Ballkani i Hapur” ul tensionet në Kosovë  

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kreu i qeverisë shqiptare dhe ai i Spanjës zhvilluan dje një konferencë të përbashkët mbi çështjen e integrimit të Shqipërisë në BE, Ballkanin e Hapur por edhe anëtarësimin e Kosovës në NATO. Rama e cilësoi nismën e “Ballkanit të Hapur” si formë efikase për të frenuar nacionalizmin dhe ndikimin rus në rajonin tonë.

 Kryeministri Edi Rama ka pritur dje në një ceremoni zyrtare homologun e tij spanjoll, Pedro Sanchez, i cili erdhi në Tiranë për një vizitë një ditore, si pjesë e një turi në Ballkan. Të dy kryeministrat janë ndalur në integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian si dhe Ballkanin e Hapur. Kryeministri Edi Rama këtë të fundit e ka lidhur edhe më ngjarjet e fundit në Kosovë, ku ka pasur tension nga grupe anarshike serbe të Mitrovicës së Veriut. “Ballkani i Hapur dhe intensifikimi marrëdhënieve rajonale janë rruga e vetme që Rusia mos të shfrytëzojë tensionin në veri të Kosovës për të shtrirë agresionin në Ballkanin Perëndimor”-tha Rama. Sipas tij, rreziku i përshkallëzimit rus në rajon është potencial, por kjo nuk është arsye për të rënë pre e nacionalizmave dhe qëndrimeve luftënxitëse, por të nxiten mekanizmat e paqes dhe dialogut. “Rusia ka një potencial ndikimi deri në përshkallëzim që mund të çojë në luftë këtu në Ballkan, ne duhet të jemi shumë të vëmendshëm dhe të vendosur për të vazhduar në rrugën e forcimit të lidhjeve që ndërtojnë paqen. Kjo është jo arsye për të kaluar në prehrin joshës, por fatal të nacionalizmave dhe qëndrimeve luftënxitëse, por arsye për të insistuar te mekanizmat e ndërtimit të paqes ata që nuk duan paqe e dialog me Serbinë, duan që Kosova të bëhet anëtare e NATO-s kur hija e mundshme e shtrirjes së agresionit rus kërcënon Kosovën. Si do të bëhet Kosova anëtare në NATO, kur Spanja, Romania e Sllovakia janë në NATO? Si mund të bindim këto vende që të pranojnë të futin në NATO një vend që nuk e njohin përveçse duke shtyrë një proces që njohja të vijë mes Kosovës e Serbisë?”, ka shtruar pyetjet kryeministri Edi Rama. Ai tha se futja në NATO është vizion strategjik, ndërsa luftërat nuk janë vizion strategjik, por dritëshkurtësi nacionalfolklorike. “Unë besoj shumë fort te Ballkani i Hapur dhe intensifikimi i marrëdhënieve rajonale dhe fuqia e njerëzve kur ulen rreth një tryeze, kur janë në pozicione të ndryshme me njëri-tjetrin. Asgjë nuk vjen nga qëndrimi në distancë dhe me kurriz përveçse moskuptimi i arsyeve të tjetrit. Aq sa qeveria e Kosovës ka të drejtë 100% për të zbatuar marrëveshjen siç mbështes dhe shtyrjen me 30 ditë aq edhe konfirmoj bindjen se ka vetëm një rrugë për fëmijët tanë që të garantojmë që bombat nga Donbasi të mos përfundojnë në rajon”.

 

Reagimi i kryeministrit spanjoll

 

Kryeministri spanjoll theksoi se vetëm përmes një politike të mirë, reduktohen shanset e Rusisë për të shtrirë pushtimin e tij. “Unë mendoj që është rëndësishme të jemi të ndërgjegjshëm se invazioni i Putinit në Ukrainë nuk mund të shtyjë zgjidhjen e konfliktit dhe sa më shumë të angazhohemi për shembull në Bosnjë për të nxjerrë nga situata e bllokimit shumë më mirë do të jetë. Duke bërë politikë të mirë, duke menduar për brezat e ardhshëm, ne duhet të reduktojmë oportunitet që ka Putini për të zgjeruar evazionin e tij”. Kryeministri i Spanjës, Pedro Sanchez ka deklaruar se mbështet integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian. Nga Tirana ai tha se BE është një komunitet vlerash dhe parimesh, ku të gjithë mund të bëhen pjesë. Po ashtu, Sanchez inkurajoji vendin tonë që të vazhdojë me reformat, me qëllim jo vetëm për të ecur në rrugën drejt BE, por edhe për të përmirësuar jetën e shqiptarëve. “BE është një komunitet vlerash dhe parimesh. Në të na nxë të futemi të gjitha vendet, ne punojmë për lirinë dhe begatinë e vendeve tona. Ne duhet të zbatojmë rregulla të përbashkëta. Ne jetojmë në kushte të vështira dhe ky agresion ka shkaktuar shumë probleme, ka shkaktuar vuajte për njerëzit.Është e rëndësishme që vendet evropiane të jenë të bashkuar dhe të vendosur në mbrojtjen e vlerave tona dhe mbrojtjen e integritetit territorial. Shqipëria ka një rrugë të gjatë që ka ecur dhe kam vënë në dukje dëshirën e madhe që të bëhet anëtare e BE. Reformat që do të ndërmerrni do t’ju ndihmojnë që të përmirësoni edhe jetesën në Shqipëri”, tha ndër të tjera Kryeministri i Spanjës.

Rama mbledh drejtuesit e Bashkive: Gushti do jetë sfidues

 Kryeministri Edi Rama dhe ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi kanë zhvilluar një takim me drejtuesit e Pushtetit Vendor, lidhur me gatishmërinë dhe masat e emergjencave civile mbi situatën e zjarreve në këtë sezon veror. Rama paralajmëroi krerët e bashkive se të 28 mijë kilometrat e Shqipërisë rrezikon nga zjarret dhe muaji gusht do të jetë tepër sfidues, ndaj kërkoi të angazhohen maksimalisht në terren dhe mos të kërkojnë në çdo rast helikopterin nga ministria. “Aty ku pushteti vendor reagon në mënyrë proaktive dhe nuk bën thjesht ngritjen e telefonit dhe thotë shiko se kemi zjarr këtu hajde ngrini helikopterin. Por kjo historia e helikopterit duhet kuptuar mirë, se reagimi është i përshkallëzuar dhe në të gjithë botën fillon nga niveli i ulët vendor. Fillon nga ata punëtorët vendor që nisin punën kur ka emergjenca”, tha kryeministri Edi Rama. Shefi i qeverisë i ka kërkuar kryetarëve të bashkisë që të tregojnë vigjilencë pasi me një zjarr digjen të pemët që janë mbjellë prej vitesh. “Dëmi që krijohet ju e keni parasysh vetë. Digjen me një zjarr më shumë seç mbillen me vite ndaj duhet të jemi në laert gjithë kohës. Infrastruktura e ujitjes, kullimit, digat e rezervuarve, të gjithë ato pjesë të investimeve parandaluese, mbrojtëse ndaj fatkeqësive natyrore nuk është e gjitha. Kjo ka të bëjë me përmbytjet, falë angazhimit edhe të një sërë kryetarësh bashkish, ku shembulli është kryebashkiku i Fierit me një punë mediattitanike, që përmbytej edhe në zonën e qytetit. Gushti do të jetë shumë sfidues, ndaj duam që jo disa po të gjithë të jenë të angazhuar. Këtu të 28 mijë kilometra katrorë të Shqipërisë janë në rrezik nga zjarret dhe të gjitha bshkitë duhet të jenë të gatshme për reagimin e pare”, tha Rama.

Rama-Vuçiçit: Zbato marrëveshjet, mos i diksuto

 Shefi i qeverisë shqiptare për herë të parë ka reaguar mbi situatën e fundit në Kosovë. Rama ka kërkuar që Vuçiç të zbatojë marrëveshjet dypalëshe të reciprocitetit të arritur në Bruksel dhe të mos i diskutojë ato. Deklarata e tij ka bërë jehonë në median serbe.

Lexo edhe :  Veliaj s*lmon Olsi Dadon nga qelia:Menduan se duke më mbyllur brenda do më mbyllnin gojën

 Kryeministri Edi Rama ka reaguar për herë të parë për situatën në veri të Kosovës, ku u shpreh se përshëndet vendimin e qeverisë së Albin Kurtit për shtyrjen me 30 ditë të zbatimit të marrëveshjes së reciprocitetin. Shefi i Qeverisë Shqiptare Edi Rama gjithashtu i bëri thirrje presidentit serb Aleksandër Vuçiç të mos nxisë grupet që ndodhen në veri. Ai i ka kërkuar Presidentit serb që të mos diksutojë marrëveshjet e dakordësuara por t’i zbatojë ato. “Spanja ka një pozicion të ndryshëm dhe të palëvizshëm me Kosovën që lidhen me vetë Spanjën që ska të bëjë me diskiminim për ndasinë e Shqiptarëve në Kosovë, por sidoqoftë e kemi diskutuar në kuadrin se mbrëmë voë ka pasur një përshkallëzim të paarsyeshëm. Qeveria e Kosovës ka të drejtën dhe detyrën të ushtrojë marrëveshjet duke ushtruar sovranitetin territorian që buron nga pavarësia. E përshëndesim shtyrjen e zbatimit të një marrëveshjeje, që pashë se e kishte përshëndetur dhe Borrell. U kërkuar dhe nga SHBA, dhe unë i bëj thirrje Vuçiç që të mos ushqejnë me asnjë lloj justifikimi apo alibie grupe të caktuar në veri të Kosovës që për arsye të tyre i kundërvihen një marrëveshje që është e vlefshme të zbatohet për t’i dhënë besueshmëri ecurisë së dialogut”, tha Rama.

 

Publikimi i deklaratës në mediat serbe

 

Mediat serbe i kanë bërë jehonë deklaratës së kryeministrit shqiptar Edi Rama, i cili reagoi disa orë pas tensionimit të situatës në Veri të Kosovës në një konferencë në Kryeministri me homologun e tij spanjoll.  Media serbe B92 shkruan se “kryeministri shqiptar Edi Rama i bëri thirrje presidentit serb Aleksandar Vuçiç që të mos i japë asnjë justifikim grupeve të caktuara në veri të Kosovës”. “I bëj thirrje Presidentit të Serbisë që të mos i justifikojë grupet e caktuara në veri të Kosovës, të cilët për arsyet e tyre kundërshtojnë zbatimin e marrëveshjes që duhet të zbatohet dhe e cila është e vlefshme për t’i dhënë besueshmëri më të madhe dialogut mes Kosovës dhe Serbisë”, citon B92 deklaratën e Ramës. Kryeministri shqiptar tha se marrëveshjet e dakordësuara me palën tjetër duhet të zbatohen dhe të mos diskutohen, shkruan B92 teksa citon Ramën kur tha se Spanja dhe Shqipëria nuk kanë të njëjtin qëndrim për Kosovën. “Spanja ka qëndrim tjetër për Kosovën, për arsye që kanë të bëjnë me vetë Spanjën dhe që nuk kanë të bëjnë me asnjë lloj paragjykimi ndaj komunitetit shqiptar në Kosovë dhe të drejtave të tyre. Megjithatë, kemi biseduar, aq më tepër në kontekstin e Situata që mbrëmë pati një përshkallëzim të paarsyeshëm, pasi Qeveria e Kosovës është e detyruar të zbatojë marrëveshjet duke ushtruar sovranitetin territorial që rrjedh nga pavarësia”, përfundoi Rama.

 

Meta-Ramës: Mos bëj avokatin e Serbisë në Tiranë

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta e ka konsideruar situatën e krijuar mbrëmjen e së shtunës në Veri të Kosovës, një tensionim artificial me urdhër të Beogradit. Meta akuzoi Serbinë se sa herë gjendet në pozita jo të favorshme dhe i duhet të pranojë marrëveshjet që vetë ka firmosur në Bruksel, përdor grupe kriminale në Veri për të destabilizuar Kosovën dhe rajonin. “Është e qartë që Serbia dhe Kosova kanë firmosur një marrëveshje dhe se Serbia do ti shmanget marrëveshjeve për të cilat është e detyruar t’i zbatojë se i ka firmosur në Bruksel. Synon të krijojë një situatë jashtë kontrollit në Veri, ose në kontroll të krimit të organizuar që e riaktivizon gjithmonë në mbështetje të destabilizimit. Nëse e ka thënë ky se e qetëson Ballkani i Hapur situatën, se çfarë synon Ballkani i Hapur e ka thënë ish-kryeministri i Malit të Zi, i angazhuar për stabilitetin e rajonit. Tani është koha që Serbia të vërë sanksione ndaj Rusisë dhe jo të vendosë bllokada se duhet të përmbushë detyrimet edhe ndaj BE. Kjo është një sjelle destruktive, destabilizuese e papërsëritur. Kjo sjellje nuk mund të ketë avokat asgjëkundi, e jo të ketë avokat në mes të Tiranës. Çdo marrëdhënie partneriteti është e pranueshme por jo vasaliteti. Serbia edhe me Shqipërinë çon përpara vetëm marrëveshje që janë në interes të saj”, tha ai.

Tabaku: Kosovës nuk i mjaftojnë vetëm rezolutat tona

 Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku teksa ka komentuar situatën e tensionuar në veri të Kosovës thotë se këto ngjarje tregojnë edhe një herë qasjen problematike që ka Serbia ndaj Ballkanit Perëndimor. Sipas saj, veprimi i qeverisë së Kosovës për të shtyrë për 30 ditë reciprocitetin është një akt pozitiv “jo vetëm se është i mbështetur nga aleatët tanë strategjikë si SHBA dhe BE por sepse është një veprim i mbështetur gjerësisht nga politika në Kosovë”. Duke u shprehur se shqiptarët sot i kanë sytë dhe zemrën në Kosovë, deputetja e PD thekson se “parlamenti shqiptar dhe qeveria nuk mund të mjaftohet vetëm me rezoluta por duhet të jetë aty pranë qeverisë së Kosovës në çdo moment”. Ajo ka tërhequr vëmendje duke mos përdorur gjuhën e urrejtje, pasi thjesht agravon situatën.

“Në këto kohë të turbullta gjuha e urrejtjes dhe gjuha e papranueshme nuk mund t’i shërbejë qetësisë dhe bashkëjetesës në Ballkanin Perëndimor. Shqiptarët sot i kanë sytë dhe zemrat e tyre nga Kosova”, shprehet Tabaku.

Bega telefonatë Osmanit/ “Kosova është tashmë një realitet i pakthyeshëm politik”

 

 

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka zhvilluar një bisedë telefonike me Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, në vijim të ngjarjeve që krijuan tension në Veriun e Kosovës. Sipas zyrees see shtypit tee Presidentit, gjatë bisedës me homologen e Kosovës, Presidenti përshëndeti “vendimin e matur që autoritetet e Kosovës morën në bashkëpunim dhe koordinim të ngushtë me partnerët ndërkombëtarë, për të shtyrë zbatimin e vendimit të reciprocitetit me Serbinë për çështjet e dakordësuara më herët”. Presidenti i Republikës nënvizoi se, Kosova është tashmë një realitet i pakthyeshëm politik, kontribues për paqen dhe stabilitetin në rajon dhe sovraniteti i saj mbetet i pacënueshëm. Presidenti i Republikës tha se i bashkohet thirrjes së aleatëve në NATO dhe partnerëve ndërkombëtare për vijimin e dialogut të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian, për normalizimin e marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë”, thuhet ne njoftimin e zyres se shtypit te Presidentit Begaj. “Vetëm nëpërmjet një dialogu konstruktiv dhe intensiv do të mund të adresohen drejtë të gjitha çështjet e hapura mes Kosovës dhe Serbisë. Shqipëria do të vijojë të kontribuojë me të gjitha mundësitë dhe kapacitetet e saj për ruajtjen e paqes dhe stabilietit në rajon, si dhe të mbështesë fuqishëm vijimin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë”, nënvizoi Presidenti Begaj gjatë bisedës telefonike me Presidenten Osmani.

 

Të fundit

Dramë në Kupën e Mbretit, mbyllet në barazim dramatik sfida Barcelona-Atletico

Barazim i çmendur me 8 gola, mes Barcelonës dhe Atletiko Madridit, në aktin e parë gjymsmëfinal të Kupës së...

Inter me një “këmbë” në gjysmëfinalen e kupës, zikaltërit mposhtin pastër Lazion

Interi “fluturon” në Kupën e Italisë. Zikaltërit e Simone Inzagit, mposhtën me rezultatin 2-0 Lazion, në duelin çerekfinal, duke u kualifikuar kështu për në...

7 planetë do të rreshtohen në qiell, ja kur pritet të ndodhë fenomeni i rrallë

Jo një, jo dy, por shtatë planetë do të rreshtohen në qiellin e natës këtë javë në një paradë planetare relativisht të rrallë. Fenomeni...

‘Kërkoj falje publike për mbështetjen ndaj Ukrainës në OKB’/ Vuçiç: Ngatërrova votën

Presidenti serb Aleksandër Vuçiç ka pranuar se Serbia ka bërë një gabim duke votuar pro rezolutës evropiane në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të...

Çfarë mineralesh ka Ukraina të cilat Trumpi po i do kaq shumë?

Siç është raportuar, një marrëveshje për mineralet midis Ukrainës dhe SHBA-së është afër. Kievi vlerëson se rreth 5% e “lëndëve të para kritike” në botë...

Lajme të tjera

Web TV