Flasin familjarët e 7-vjeçares që ndërroi jetë në Himarë: Gjithçka në dorë drejtësisë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Familja Avdia ka hapur sot dyert e mortit, pas tragjedisë së rëndë ndodhur dje në Himarë, ku vogëlushja e tyre 7 vjeçare u plagos për vdekje nga skafi që drejtohej nga ish-shefi i Komisariatit të kësaj bashkie, Arjan Tase.

Mes familjarëve ka pllakosur zia dhe dhimbja, kur pritet që rreth orës 15;00 vogëlushja të përcillet në banesën e fundit. Familjarët kanë thënë se gjithçka ja kanë lënë në dorë drejtësisë.

Deri më tani, polici Arjan Tase ndodhet i shoqëruar në polici ndërsa priten hetimet e mëtejshme për të zbardhur të plotë tragjedinë e ndodhur në Potam të Himarës.

Arjan Tase ka deklaruar para efektivëve të policisë se skafi të cilin drejtonte ka marrë gaz në mënyrë të menjëhershme dhe ka bërë një rrotullim në vend.

Tase në vitin 2020 ka mbajtur postin e shefit të komisariatit të Himarës, ndërsa më pas është shkarkuar dhe arrestuar nën akuzën për shpërdorim detyre. Më pas ai ka fituar gjyqin dhe aktualisht shërbente në Komisariatin e Elbasanit.

Një ditë më parë u bë me dije se pas ngjarjes, ai është shkarkuar përfundimisht nga radhët e policisë.

Të fundit

Kandidatët e 11 Majit / Para Kryesisë, Rama mbledh drejtuesit politikë në seli

Ndërsa sot në mesnatë është afati i fundit për dorëzimin e listave të kandidatëve për deputetë, kryeministri Edi Rama...

50 ditë nga presidenca e Trump/ Çfarë po ndryshon në SHBA

Kjo e mërkurë shënon ditën e 50-të që nga betimi i Donald Trump si president i SHBA-ve. Kjo është një kujtesë e rëndëishme, jo...

Ethet e listave në PD/ Harrohen primaret, në fund vendos Berisha

Dy partitë e mëdha po përmbyllin sot listat e kandidatëve për deputetë, ndërsa në mesnatë përfundon afati për dorëzimin e tyre në KQZ. Forumet...

Berisha nxjerr Sulën nga listat e 11 majit, deputeti: Më përjashtuan se jam ‘SPAKIST’

Deputeti Dash Sula nuk do të jetë në listën e PD për zgjedhjet e 11 majit. Reagimi i plote Listë fituese apo listë për një përfitues?! Partia...

“Rama e ka të sigurtë fitoren”/ Analisti: Ai e ndjen se çfarë ka përballë

Analisti Ilir Demalia thotë se vendimi i kryeministrit Edi Rama, për të vendosur deputetët me të paktën 1 mandat në listë të hapur, do...

Lajme të tjera

Web TV