Henderson kritika të ashpra për United: 12 muajt më të vështirë të karrierës sime

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Portieri Dean Henderson, që këtë sezon është huazuar te skuadra e Nottingham Forest, ka deklaruar se trajtimi i Manchester United ndaj tij sezonin e kaluar ishte “kriminal”.

25-vjeçari, i cili i është bashkuar skuadrës së sapongjitur në Premier League, pretendon se 12 muaj më parë iu tha nga drejtuesit e “djajve” se ai do të ishte zgjedhja e parë për sezonin e kaluar. Megjithatë, kur dëmtimi e kufizoi përfshirjen e tij në Euro 2020 me Anglinë dhe Covid-19 vonoi disponueshmërinë e tij për sezonin e ri, David De Gea ruajti vendin e tij si numri 1 në portën e United, me Henderson që bëri vetëm tre paraqitje.

“Për të qenë i sinqertë, ndoshta kanë qenë 12 muajt më të vështirë të karrierës sime,” tha ai për “TalkSPORT”.

“Biseda që bëra me drejtuesit e United duke dalë nga skuadra e Euro 2020 ishte se do të rikthehesha për të qenë numri një. U infektova me Covid-19, u riktheva, kështu që duhet të isha ende numri një, por askush nuk e mbajti fjalën që më kishin thënë”, tha Henderson.

“Ishte zhgënjyese, sepse unë refuzova kaq shumë oferta të mira verën e kaluar për këtë arsye dhe ata nuk më lanë të shkoja. Të rrish atje 12 muaj, është vërtet kriminale në moshën time dhe isha i inatosur. I thashë klubit se doja të luaja futboll dhe të më linin të shkoja”, shprehet portieri.

“Pothuajse u largova nga zyra para se trajneri (Erik ten Hag) të dilte nga dera. Që atëherë nuk kam folur me të. Kam punuar shumë brenda dhe jashtë fushës për të vazhduar përmirësimin, çdo ditë, dhe tani mezi pres sezonin e ri me Nottingham Forest”, tha Dean Henderson.

Të fundit

Gazetari thirrje SPAK-ut: Hetoni ata që morën mbi 20 mijë vota

Gazetari Poli Hoxha komentoi në “Off the Record” me Andrea Dangllin dhe fenomenin që u shfaq në këto zgjedhje,...

Mero Baze: PD duhet të hetojë veten sesi ka bërë kaq shumë gjëra për të humbur

Humbja shokuese në zgjedhjet e 11 Majit, duket se ka çoroditur dhe strategjinë e mbrojtjes së humbjes nga vetë Partia Demokratike. Deri më tani...

NASA zbulon pasuri të pallogaritshme ari në thellësitë e oqeanit

Oqeanet mbajnë rezervat më të mëdha të arit në botë, por ato janë ende të paarritshme. Një ekip shkencëtarësh të NASA-s ka zbuluar se oqeanet...

Spartak Ngjela: Berisha thotë se i janë vjedhur 28 mandate, por në parlament shkon

SPARTAK NGJELA - Nuk ka me qesharak sesa humbësi i zgjedhjeve Sali. Ai paska vendosur të mos bëjë revolucion; edhe pse ai nuk i...

Kosovë, djali i çiftit të famshëm del në listën e fëmijëve me inteligjencë superiore

Djali i çiftit të njohur të showbizit shqiptar, këngëtarit Gjiko dhe moderatores Elita Rudi, është vlerësuar me nivel të lartë inteligjence (IQ 125), në...

Lajme të tjera

Web TV