80 000 litra naftë kontrabandë në Durrës, arrestohet kapiteni dhe mekaniku i peshkarexhës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Policia e Durrësit ka arrestuar kapitenin e anijes dhe mekanikun e peshkarexhës të cilët kishin kontrabanduar 80.000 litra naftë më 23 korrik.

Që prej kësaj date kapiteni Flamur Aliu dhe mekaniku Nuri Xheka ishin në kërkim.

Në kërkim vijon të jetë ende shtetasi A.M  (administrator i peshkarexhës).

Njoftimi i policisë:

Vijon operacioni policor i koduar “Diesel”, i zhvilluar 2 javë më parë, nga Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Durrës.

Kapen dhe vihen në pranga 2 shtetasit e shpallur në kërkim, kapiteni dhe mekaniku i peshkarexhës, që kishin përshtatur një depozitë në peshkarexhë, për mbajtjen e rreth 80.000 litrave naftë të kontrabanduar, me qëllim shmangien e detyrimeve doganore.

Si rezultat i këtij operacioni u shpallën në kërkim 3 shtetas, si dhe u sekuestrua peshkarexha me rreth 80.000 litra naftë të kontrabanduar.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Durrës, në vijim të veprimeve hetimore, si dhe si rezultat i punës profesionale policore, në kuadër të operacionit “Diesel”, kanë bërë të mundur lokalizimin dhe vënien në pranga të shtetasve:

– Flamur Aliu, 65 vjeç, banues në Durrës, kapiteni i peshkarëxhës dhe Nuri Xheka, 53 vjeç, banues në Durrës, mekaniku i peshkarexhës.

Nga veprimet hetimore të kryera, në bashkëpunim me Prokurorinë e Durrësit, Policinë Kufitare, Degën Doganore Durrës, Antikontrabandën Detare dhe FSPD Port Durrës, rezultoi se këta 2 shtetas, së bashku me shtetasin në kërkim A. M. (administrator i peshkarexhës), kishin dalë në det, pa njoftuar kapitenerinë dhe Policinë Kufitare, me qëllim marrjen e një sasie prej rreth 80.000 litrash naftë dhe futjen e saj kontrabandë.

Në vijim të veprimeve, shërbimet e Policisë gjetën të përshtatur një depozitë në peshkarexhën e këtyre shtetasve, për mbajtjen e naftës së kontrabanduar. Peshkarexha, së bashku me sasinë e naftës, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Vijon puna për kapjen e shtetasit A. M., si dhe për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale.

Materialet shtesë i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

Të fundit

“Duam bisedime”, Irani pas sulmeve izraelite, i gatshëm të diskutojë me SHBA

Irani ka sinjalizuar me urgjencë se kërkon t’i japë fund armiqësive dhe të rifillojë bisedimet mbi programet e tij...

Të lidhësh fatin dhe aktivitetin politik me shëndetin e një 80-vjeçari

Nga Namir Lapardhaja Ndonëse kishte ditën e paraqitjes në SPAK, Berisha mungoi. Sipas asaj që u njoftua, shkak u bë një virozë. Krejt e natyrshme për...

Probleme teknike në avionin e Air India, ulet në Hong Kong urgjentisht pas ngritjes

Një fluturim i Air India u detyrua të kthehej urgjentisht në Hong Kong të hënën, menjëherë pas ngritjes, për shkak të një problemi teknik...

Haga vendos vijimin e paraburgimit edhe për dy muaj për Hashim Thaçin

Gjykata e Hagës vendosi vijimin e paraburgimit edhe për dy muaj tjerë për Hashim Thaçin. Bëhet fjalë për rastin ku ai është akuzuar për...

Turp që për një grua e lënë Kosovën 5 muaj pa shtet janë idiotë ose spiunë të Bogradit!

Deklarata e presidentit Amerikan për konfliktin Serbi-Kosovë që zgjidhi është pozitive për rajonin, por ajo që të shqetëson në faktorin politik shqiptar dhe veçanërisht...

Lajme të tjera

Web TV