Ambasada shqiptare në Gjermani bën njoftimin e rëndësishëm për shqiptarët

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ambasada shqiptare në Gjermani ka bërë një njoftim të rëndësishëm për të gjithë qytetarët shqiptarë që jetojnë në shtetin gjerman.

Në postimin në Facebook, Ambasada njofton se prej datës 8 gusht nuk do të jetë e mundur të aplikohet dhe nuk do të ofrohet shërbim konsullor për dokumentet e mëposhtme:

– Vërtetim mbi vetëdeklarimin për humbjen e dokumenteve. Kodi 0711

– Vërtetim mbi vetëdeklarimin për vjedhjen e dokumenteve. Kodi 0712

– Vërtetim mbi vetëdeklarimin për dëmtimin e dokumenteve. Kodi 0713

-Vërtetim mbi vetëdeklarimin për bllokimin e dokumenteve. Kodi 0714

Sipas ambasadës këto deklarime mund të bëhen vetëm në autoritet policore gjermane.

Njoftimi i Ambasadës në Facebook:

Njoftim shumë i rëndësishëm !

Ambasada me udhëzim të autoriteteve përkatëse në Shqipëri, njofton qytetarët shqiptarë me qëndrim në Gjermani se duke filluar nga dita e hënë datë 8 gusht 2022, nuk do të jetë e mundur të aplikohet dhe nuk do të ofrohet shërbim konsullor për dokumentet e mëposhtme:

– Vërtetim mbi vetëdeklarimin për humbjen e dokumenteve. Kodi 0711

– Vërtetim mbi vetëdeklarimin për vjedhjen e dokumenteve. Kodi 0712

– Vërtetim mbi vetëdeklarimin për dëmtimin e dokumenteve. Kodi 0713

-Vërtetim mbi vetëdeklarimin për bllokimin e dokumenteve. Kodi 0714

Të gjithë shtetasit që nuk disponojnë Pasaportën dhe Kartën ID për arsyet e mësipërme, të vijojnë procedurën duke e denoncuar si të humbur, të vjedhur, dëmtuar apo të bllokuar, vetëm te autoritetet policore gjermane. Vërtetimin e lëshuar nga autoritetet policore gjermane duhet që:

– t‘a legalizoni me Vulën Apostille (pranë institucioneve gjermane);

-t’a përktheni në gjuhë shqipe nga përkthyes i liçensuar dhe t‘a paraqisni në Ambasadë ditën e takimit/aplikimit për Pasaportë dhe Kartë ID.

Në rastin e aplikimit për Leje Kalimi denoncimi pranohet vetëm i legalizuar me Apostillê pa patur nevojë të përkthehet në gjuhë shqipe nga përkthyes.

Lexo edhe :  Furgoni i miellit humb kontrollin dhe përmbyset në mes të rrugës (Detaje)

Faleminderit për bashkëpunimin!

Të fundit

Rama nga Vlora: Ka ikur koha e deputetëve që dilnin pak në terren

Kryeministri Edi Rama, gjatë takimit në Vlorë, paralajmëroi edhe deputetët, teksa tha se ka ikur koha kur ata shfaqeshin shumë...

Prej rreth 2 vitesh në “Arrest shtëpie”, lirohet Jamarbër Malltezi

Lirohet Jamarbër Malltezi. Sipas mediave, shfuqizohet masa “arrest ne shtepi”, kundrejt një garancie pasurore prej 3 mln lekesh./kb

Kryemadhi del nga SPAK: 240 mijë dollarë për veshje? Këto i thotë Tedi Blushi

Monika Kryemadhi ka dalë nga ambientet e SPAK ku ajo u paraqit për të zbatuar masën e sigurisë “detyrim paraqitje”, ndërsa u ndal për...

1770 – Beteja e Largas: një përplasje vendimtare në luftërat ruso-osmane

Më 7 korrik 1770, në brigjet e lumit Larga në Moldavi (në territorin e sotëm të Moldavisë dhe Rumanisë), ndodhi një përballje madhore mes...

Marrëveshja e Brionit, fundi i luftës 10 ditore dhe nisja e shpërbërjes së Jugosllavisë

7 korrik 1991 Më 7 korrik 1991, në ishullin Brioni të Kroacisë (në atë kohë pjesë e Jugosllavisë), u arrit Marrëveshja e Brionit, e...

Lajme të tjera

Web TV