E trishtë/ Emigrantët shkruajnë mbi bluza numrat: Nëse mbytem, ​​njoftoni familjen

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Numrat e telefonit të shkruar me stilolaps në bluzën e veshur gjatë rrugëtimit të shpresës drejt Europës, duke kaluar Mesdheun.

Numrat “të përsëritur dhe të shkruar kudo”. Kështu udhëtoi një emigrant që largohet nga Libia, hipur në anijen e shpëtimit Sea-Eye 4, pasi u shpëtua nga ekuipazhi i anijes me vela Nadir të OJQ-së Reqship.

Burri kishte qenë në mëshirën e dallgëve me 88 shoqërues të tjerë të udhëtimit për tre ditë pa ushqim dhe pa ujë.

“Frika më e madhe e këtij të mbijetuari, shkruan shoqata në kanalet e saj sociale duke publikuar foton e bluzës së varur për t’u tharë, është të mbytet dhe të mos lajmërojë askush familjen. Kështu gjatë udhëtimit ai ka veshur bluzën me kontaktet e të dashurve të tij për të njoftuar në rast se dikush gjen trupin e tij”.

Ndërkohë, 600 emigrantë janë larguar nga pika e nxehtë e Imbriacola, në Lampedusa, në bordin e anijes Diciotti të Rojës Bregdetare. Ata do të transferohen në Porto Empedocle.

Grupe të vogla, të shoqëruara nga policia, ku prioritet kanë gratë, familjet, të miturit dhe personave në nevojë, hipen në mikrobusë dhe arrijnë në Cala Pisana ku është ankoruar anija Diciotti.

Për të qenë të saktë, komandanti i njësisë e konsideron të udhës që para nisjes të ekzaminohen nga personeli mjekësor për të shmangur rastet me Covid.

Një emigrant nuk ka qenë në bord pasi ka kollë dhe nuk përjashtohet që dikush tjetër, jo në gjendje të përsosur shëndetësore, të mos pranohet në bordin e anijes së Rojës Bregdetare. Me një traget tjetër, Sansovino, u larguan 151 të mitur të pashoqëruar.

Të fundit

Endri Shabani kërkesë KQZ për të “djegur” Adriatik Lapajn

Në emër të Partisë Nisma Thurje dhe Koalicionit Nisma Shqipëria Bëhet, Endri Shabani i është drejtuar KQZ me disa...

E qëllimshme apo aksidentale?/ Motorët e Air India me 270 viktima u fikën nga pilotët

Hetimi për rrëzimin e avionit të Air India, i cili vrau 270 persona muajin e kaluar, po përqendrohet në veprimet e pilotëve të avionit....

A do prishet Muri i Berlinit në Tiranë

Nga Ben Blushi Sikur të isha një guidë turistike do i tregoja turistëve një mur që ndan dy rrugë në mes të Tiranës, siç ndante...

100 milionë euro, ja kush është mbretëresha e papritur e merkatos në Serie A

Como është përsëri mbreti i merkatos në Itali, një klub që vazhdon të investojë shuma të konsiderueshme për t’i siguruar Cesc Fabregas një skuadër...

Hataja në Kryesinë e Kuvendit

Nga Agron Gjekmarkaj Lëvizje të çuditshme u panë në kryesinë e Kuvendit! Njerëzit nuk dalloheshin kush ishin, të veshur me rroba ushtarake nga ato të vjetrat,...

Lajme të tjera

Web TV