Dëshmia prekëse e babait të Jonadës: Skafi erdhi drejt nesh me shpejtësi dhe na ndau

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Minuta tmerri kanë qenë ato me të cilat është ndeshur familja Avdia, e cila ishte akomoduar në Potam një ditë përpara tragjedisë në të cilën humbi vajzën e vogël, Jonadën, 7 vjeçe.

Gazetasi.al mëson nga Policia e Vlorës detaje nga fashikulli i referuar, që ka nën akuzë tanimë një zyrtar policie si Arjan Tase.

Babai i Jonadës, Bledar Avdia tregon se mëngjesin e ditës tragjike ata gjendeshin në plazh familjarisht.

“Rreth orës 14:00, ndërsa isha duke u larë së bashku me vajzën në afërsi të bregut, pashë një skaf me ngjyrë të bardhë, me dy persona në bord. Skafi parkoi  në bregun e plazhit pranë një hoteli dhe pashë që prej andej zbriti një vajzë”.

Babai i Jonadës, kujton se në vazhdim, për pak çaste pa që një grua me dy fëmijë hipën në skaf  dhe se drejtuesi i skafit kaloi pa asnjë problem litarin me piketa dhe ishte duke lundruar në drejtim të tyre. Aty ku ai gjendej me të bijën në momentet e fundit të jetës së saj.

“Erdhi në drejtimin tonë dhe hyri me shpejtësi skëterrë dhe na ndau mua dhe vajzën. Unë u zhyta poshtë nën ujë dhe mjeti lundrues goditi vajzën time me pjesën e motorit, duke e prerë në të gjithë trupin. Pashë që mjeti u largua, por pastaj skafisti u kthye, duke ndaluar skafin dhe duke ardhur në breg”, – tregon Bledar Avdia.

Fëmija, sipas ekspertëve kriminalistë pësoi dëmtime të shumta në trup, në kokë, në sup, bark, gjoks dhe brinjë dhe në gjymtyrët e poshtme.

Policia i thotë ekskluzivisht Gazetasi.al, se siguroi edhe dëshmi të tjera të pushuesve, që i ka bashkangjitur kundër Tases, komisar policie që ishte kthyer në detyrë pak kohë pasi ishte hetuar për shpërdorim detyre në afera kanabisi.

Lexo edhe :  Italianët nuk i ndahen Shqipërisë, rritet me 14.7% numri i turistëve që na preferuan

Shtetasja S.M., thotë sipas burimeve tepër të sigurta, se dëgjoi njerëzit duke bërtitur. “Situata doli nga kontrolli. Pashë që skafi goditi vajzën e vogël dhe babai i vajzës bërtiste që ta ndalonte. Pashë njolla gjaku që krijuan vija deri në kapakun e motorit”, – thotë ajo.

Edhe kushëriri i Jonadës, rrëfen në polici. Sipas dëshmisë që ka siguruar Gazetasi.al, E.Z., thotë: “Po laheshim në det dhe një mjet lundrues i madh u afrua. Në kohën që mjeti mori njerëz në breg, goditi fëmijën me helika. Unë dhe të gjithë njerëzit që ishin në  breg bërtisnim: ‘Ndalo se e vrave’. Por mjeti lundrues vazhdoi të ecë pa dhënë asnjë ndihmë. Hyra dhe e nxora Jonadën e pajetë. Ishte pa asnjë shenjë jete”.

Prokuroria e Vlorës, bëhet me dije se replikon me qëndrimin e policisë.

“Kjo vepër shfaqet në formën e pakujdesisë dhe të neglizhencës apo vetëbesimit të tepruar. Në rastin konkret, ngjarja ka ndodhur në një zonë që është kategorikisht e ndaluar për lejimin dhe kalimin e mjeteve lundruese”.

Kjo qasje e prokurorisë sjell përplasjen e radhës me policinë lokale, që ndonëse ka kryer veprimet paraprake, e referoi për një vepër më të lehtë, e cila u kundërshtua.

Polici Arjan Tase, me detyrë punonjës policie, ka në objekt të punës së tij zbatimin e ligjit, edhe pse ditën e ngjarjes ishte me leje vjetore.

Ai hyri në një zonë ku kishte fëmijë, akuzon prokuroria komisarin, i cili shërbente deri ditën e tragjedisë si shef i komunitetit në Policinë e Elbasanit.

Të fundit

Takimi i shumëpritur, çfarë ndodhi mes Gjestit dhe Xhenetës në korridoret e Top Channel?

Një ndër lidhjet dhe marrëdhëniet më të komentuara përveçse ajo me Eglin dhe Gjestin, ka qenë dhe raporti mes...

Nëna shqiptare me 4 fëmijë kapet me 18 kg marijuanë, gjyqi më 26 maj

Një nënë shqiptare që jeton në Saint-Brieuc të Francës do të gjykohet më 26 maj 2025. Ajo akuzohet për përpjekjen për të rikuperuar një pako...

Qori dhe Shabani për lobimin e Berishës: “6 mln euro, sa rrogat e 12 mijë demokratëve”

Përfaqësuesit e opozitës e shohin me dyshim kontratën e lobimit të Sali Berishës në SHBA. Për Report TV, Endri Shabani thotë se vlera e...

Autoritetet e emigracionit arrestojnë mbi 100 emigrantë, Trump: Urime, Amerikë!

Më shumë se 100 emigrantë, për të cilët Zyra e Imigracionit dhe Doganave (ICE) tha se ndodheshin ilegalisht në Shtetet e Bashkuara, u arrestuan...

Grushta në Prizren, basketbollisti Marques Townes sulmohet nga tifozët vendas

Ndeshja e basketbollit mes Bashkimit dhe Pejës në Pallatin e Sportit "Sezai Surroi" të Prizrenit është ndërprerë, pasi tifozët vendas kanë sulmuar me grushta...

Lajme të tjera

Web TV