Gjurmët e njeriut të zbuluara 12 mijë vjet më parë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pranë një baze amerikane në Utah, arkeologët kanë gjetur 88 gjurmë njerëzore dhe gjurmë të tjera të pranisë së të rriturve dhe fëmijëve që datojnë 12,000 vjet më parë.

Ajo që tani është një fushë djerrë, me pluhur, mund të ketë qenë dikur një oaz që shërbeu si një tokë pjellore për kolonët e hershëm amerikanë.

GJETJA. Në vend, arkeologët gjetën gjithashtu gjurmë të një vatre të hapur, që daton rreth 12300 vjet më parë, eshtra zogjsh të djegur, qymyr dhe vegla guri: të gjitha shenja të pagabueshme të pranisë së njeriut.
Por gjetja më e rëndësishme ka të bëjë me gjurmët (të vogla) të njeriut të gjetura të ngulitura në tokë. Nga ekzaminimi i gjurmëve rezultoi se gjurmët janë të të rriturve të shoqëruar nga fëmijë të moshës nga 5 deri në 12 vjeç. Këta janë njerëz që me siguri ecnin në ujë të cekët, ku rëra mbushi gjurmët ashtu siç u ngulitën, siç ndodh kur ecni në plazh. Veç se nën rërë duhet të ketë pasur një shtresë balte që i mbante të paprekura gjurmët pas mbushjes.

DATA. Si dhe kur erdhën për herë të parë këta njerëz në Amerikë? Pika është në diskutim. Prej kohësh është supozuar se banorët e parë të Amerikës ishin një grup i njohur si populli (ose kultura) Clovis, të cilët u vendosën në kontinent rreth 15,000-13,000 vjet më parë.
Zbulimet më të fundit e kanë shtyrë këtë datë, duke e zhvendosur ardhjen e banorëve të parë në një brez kohor midis 25,000 dhe 37,000 vjet më parë. Disa studime specifike mbi popullatat që kanë banuar në këtë zonë sugjerojnë se gjurmët janë ndoshta më shumë se 12,000 vjet të vjetra.

Lexo edhe :  Teleskopi më i madh diellor në botë kap një imazh të Diellit me detaje të mahnitshme

ASGJË E RE? Zbulimi, në fund të fundit, nuk shqetëson njohuritë tona për banorët e parë të Amerikës, por megjithatë ata janë të jashtëzakonshëm duke pasur parasysh moshën dhe pozicionin e tyre. Të vetmet gjurmë të tjera njerëzore nga epoka e Pleistocenit të gjetura në Shtetet e Bashkuara ishin zbuluar kohët e fundit në Parkun Kombëtar White Sands, Nju Meksiko dhe datojnë 21/23,000 vjet më parë.

Të fundit

Irani teston raketën që nuk mund ta ndalë asgjë

Irani ka thënë se e ka testuar “suksesshëm” një raketë të re balistike, duke pretenduar se ajo mund të...

“SHBA t’i merr paratë dhe të këput kokën”/Rama: Berisha e di pse është shpallur non grata

Kryeministri Edi Rama, në një intervistë në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN,  komentoi përpjekjet e Partisë Demokratike për të lobuar në SHBA kundër shpalljes...

Idrizi: Fredi Beler do të turpëronte çdo parti politike po ta kishte

Shpëtim Idrizi komentoi në Debat dhe praninë e eurodeputetit Fredi Beleri, në takimet e zhvilluar nga Sali Berisha në Himarë apo dhe Greqi. Për kreun...

Basha poston video me Ramën duke vjedhur qytetarët

Drejtuesi politik i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha, ka postuar një video te realizuar meinteligjencë artificiale, ku shfaqet Rama duke vjedhur qytetarët dhe disa nga...

Tatimi mbi pagat “mbush” arkën e shtetit

Buxheti i shtetit ka arkëtuar 181.1 miliardë lekë në deri në mars të këtij viti. Të dhënat zyrtare të Ministrisë së Financave, nxjerrin në pah...

Lajme të tjera

Web TV