JLO ishte e pasigurt, i bëri presion Ben Affleck për t’u martuar

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Jennifer Lopez dhe Ben Affleck bënë bujë pasi zbuluan se ishin martuar në Las Vegas. Mirëpo, së fundmi, disa thashetheme kanë dalë në dritë, ku pretendohet se këngëtarja ka “detyruar” aktorin që të martoheshin sa më shpejt të ishte e mundur.

Disa burime pranë këngëtares janë shprehur se Lopez e ka shtyrë Affleck që të martoheshin më herët pasi ishte e shqetësuar se aktori do të “ftohej” dhe do të ndryshonte mendje në momentin e fundit. Sipas mediave, JLo kishte frikë se mos përsëritej ajo që ndodhi në vitin 2004.

Asokohe, ata u ndanë disa ditë para ceremonisë së dasmës, prandaj Lopez kishte frikë se Affleck do të tërhiqej përsëri nëse i jepej shumë kohë. Dhe mund të ketë qenë Affleck ai që i propozoi yllit latin, por ajo nuk donte të humbiste më kohë nga momenti kur tha po.

“jo ishte gati të martohej natën që Beni i propozoi, ” tha një burim për Globe, ndërsa një tjetër shtoi: “Ajo donte ta mbyllte atë dhe të hiqte çdo mundësi që Ben të ndryshonte mendjen ose të kishte mendime të dyta”.

Të dy vazhduan historinë e dashurisë që lanë në mes 20 vite më parë. Çifti u njohën në xhirimet e filmit “Gigli”, ku aktori luajti edhe me Lopez-in, por në vitin 2004 u ndanë, pavarësisht propozimit për martesë që ylli kishte pranuar në atë kohë.

Të fundit

Ylli katalanas refuzoi 100 milionë euro nga Arabia Saudite

Pini Zahavi, agjenti i Robert Lewandowski-t ka zbuluar ofertën e bujshme që ka refuzuar lojtari i tij vetëm për...

Mjeshtri i Madh Bujar Asqeriu feston 69 vjetorin

Sot, aktori i madh dhe një ndër njerëzit më të vyer të skenës shqiptare, Bujar Asqeriu feston ditëlindjen. Në këtë 13 dhjetor, Mjeshtri i Madh...

Alizoti ironizon Ramën: Kryeministri s’i ndërpret pushimet

Deputeti demokrat, Tomorr Alizoti, ka komentuar në studion e Syri Tv situatën problematike të zjarreve në vendin tonë. Alizoti theksoi se Shqipëria vijon të...

Pas zjarreve, Greqia tani përballet me një tërmet

Sikur të mos mjaftonin zjarret shkatërrimtare, Greqia është përballur mbrëmjen e së mërkurës dhe me një tërmet të fortë. Sipas të dhënave nga EMSC, tërmeti...

“Tornado” godet shqiptarin në Itali, i gjenden të fshehura 700 mijë euro

Një shtetas shqiptar është vënë në qendër të një hetimi të thelluar nga autoritetet italiane, si pjesë e një organizate ndërkombëtare të trafikut të...

Lajme të tjera

Web TV