Është 27 vjeç, por duket si 12, kinezi: Nuk gjej dot punë sepse dukem si fëmijë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një djalë nga Kina është 27 vjeç, por duket si 12. Ky është “problemi” që i ka vështirësuar jetën një individi në Kinë, i cili thotë se nuk mund të gjejë punë, pasi në pamje duket si fëmijë.

Mao Sheng, 27 vjeç thotë se ka shkuar në shumë intervista pune dhe se është refuzuar shumë herë, kjo për shkak se duket si 12-vjeçar.

Ai thotë se ka dëshirë dhe vullnet të madh për të punuar, por pamja e jashtme i është bërë pengesë për tu fituar pavarësi financiare, shkruan The Mirror.

Mao beson se kjo ndodh për shkak se ai duket shumë më i ri se sa është.

Për këtë arsye ai e hapi një llogari në Tik Tok për të ndarë historinë e tij me një publik më të gjerë.

Për fat të mirë, një punëdhënës e pa videon pasi ajo u shpërnda nga mediet lokale në Dongguan të Kinës, dhe tani Mao më në fund ka gjetur një punë.

Sipas medieve vendase, shumë njerëz të afërt me Mao-n thonë se në të vërtetë ai duket si një 10 vjeçar.

Por Mao insiston se dukja e tij prej një personi aq të ri nuk është një dhunti, teksa punëdhënësit asnjëherë nuk e besojnë atë për moshën e tij të vërtetë dhe dyshojnë se ai është një agjent qeveritar, i cili përdoret nga ata për të zbuluar kompanitë të cilat abuzojnë me rregullat mbi punën e fëmijëve.

Të fundit

KQZ miraton rezultatin final të zgjedhjeve, PD ankimon për Kukësin

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve të 11 majit në 12 qarqet e vendit, duke...

Kapet në Firence çifti shqiptar me 23 kg kokainë të pastër

Një operacion i policisë italiane në Firence ka çuar në arrestimin e një çifti shqiptar, të dyshuar për trafik ndërkombëtar droge. Dy të rinjtë,...

Taylor Swift e lumtur që miqësia me Lively ka mbaruar!

Taylor Swift thuhet se ka hequr dorë nga miqësia e saj dhjetëvjeçare me Blake Lively pasi u përfshi pa dëshirë në dramën ligjore të...

Lamtumira e një legjende, Luka Modric përcillet mes duartrokitjeve nga Bernabeu

Real Madrid e ka mbyllur me fitore këtë edicion në La Liga, duke mundur në “Santiago Bernabeu” Real Sociedadin me shifrat 2-0, ku protagonist...

Twitter (X) në kolaps në mbarë botën, çfarë po ndodh me rrjetin social?

Platforma X, e drejtuar nga Elon Musk, ka përjetuar një ndërprerje të gjerë shërbimi që ka prekur përdoruesit në mbarë botën. Sipas të dhënave nga...

Lajme të tjera

Web TV