Fuqia e Nepotizmit!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Rudina Koromani

Të themi që nepotizmi nuk ekziston, do gënjenim veten… përkrahja e favorizimi i farefisit dhe i miqve për punësim e benefite të tjera duke shfrytëzuar pushtetin ka ekzistuar në çdo kohë e ekziston kudo. Termi “nepotizëm” vjen nga fjala italiane ‘nepotismo’, e cila bazohet në rrënjën latine ‘nepos’që do të thotë ‘nip’, term i cili i ka fillesat në mesjetë e deri në fund të shekullit të 17-të, kohë kur disa papë dhe peshkopë katolikë, të cilët nuk kishin pasardhës të tyre të ligjshëm, u jepnin  nipërve të tyre pozita të larta. Madje, disa papë ngritën deri në gradën Kardinal nipërit e tyre. Shpesh, emërime të tilla ishin një mjet të një vazhdimësie i një “dinastie” papale. Të kesh miq të pasur sot e me pushtet është më e  rëndësishme se variablat që matin aftësitë akademike, inteligjencën, trajnimet apo aksesin e  mundësive për punësim për parashikimin e fitimit të të ardhurave, suksesit, e arritjeve. E këto pohime dalin nga studimet shkencore dhe jo si opinione personale… Një studim, i publikuar më 1 gusht 2022,  nga Claire Miller et. al., që ka përfshirë në analizë plot 72 milionë amerikanë, ka gjetur në hulumtimin e tij se të kesh miq të pasur parashikon suksesin dhe të ecurin lart në karrierrë në ShBA, duke e cilësuar Nepotizmin si çelësi i suksesit aktual në  shtetin më të trumpetuar demokratik në botë. Shumica e amerikanëve të testuar kanë aktualisht pikpamjen: se të kesh miq të pasur është ndër parashikuesit më të mirë të rritjes së pasurisë dhe fitimit të një personi me të ardhura më të ulëta. Nevoitet një studim për të folur për pikpamjen e shqiptarëve lidhur me këtë çështje, megjithëse kushdo që ka kërkuar këshilla për të gjetur një punë apo për një ndryshim karriere kohët e fundit ka të ngjarë të ketë hasur në këshilla për të krijuar lidhje me “të mëdhenjtë”e për t’ju drejtuar “të pushtetshmëve”.

Rëndësia e kapitalit social, apo forca e lidhjeve dhe fuqisë brenda komunitetit të një personi, është diskutuar prej kohësh në shkencat sociale, veçanërisht në sociologji e psikologji lidhur me impaktet perceptuese të fenomenit. Gjetje të ngjashme si studimi në fjalë,  janë gjetur në literaturë prej vitesh. Për shembull, në vitin 2013, studiuesit zbuluan se nëse nëna e mikut të tyre më të mirë kishte përfunduar kolegjin, një student kolegji kishte gjithashtu më shumë gjasa të merrte diplomën.  Niveli arsimor i familjes së një miku lidhej me atë që bënte një person, duke sugjeruar që shembujt dhe udhëzuesit në komunitet i ndihmonin njerëzit të përfundonin diplomën e tyre.  Studimi aktual mbi nepotizmin, hulumtoi  mbi rëndësinë e madhe që merr sot kapitali social, koheziviteti social e  angazhimi qytetar. Nëse njerëzit në një grup miqësie kanë të gjithë ndërlidhje të forta, a i mbështesin miqtë e përbashkët, miqtë? Nëse njerëzit  u besojnë organizatave qytetare, a bëjnë  vullnetarin e përfshihen si  aktivistë? A kanë njerëzit më të varfër miq të pasur? Analiza zbuloi se “ëndrra amerikane” ka një të vërtetë pak të pistë pas: njerëzit më të varfër pasurohen kur kanë miq më të pasur pranë vetes, e se të qenit pjesë e organizatave të komunitetit nuk kanë aspak rëndësi  kur flitet për krijimin e sigurisë financiare; thjesht duhet të  kesh miq të pasur e me pushtet- nepotizmi i njerëzve të pasur.

Lexo edhe :  Harrojeni lirinë e Atdheut, luftrat bëhen për të “kap ndonjë lek”

Dy fjalë për Nepotizmin

Nepotizmi ofron përfitime të bazuara në një lidhje personale që nuk lidhet me aftësitë e nevojshme për të marrë vendin e punës. Zakonisht konsiderohet një formë e korrupsionit.  Punësimi i dikujt sepse ai është një mik ose një mik i një miku është një formë nepotizmi, fakt me të cilën të gjithë  jemi njohur tashmë. Kjo është mënyra se si shumë njerëz gjejnë punë, duke  tejkaluar pragun e kompetencës që nevojitet për të bërë një punë, përmes një lidhje personale me punëdhënësin vendosemi përpara kandidatëve të tjerë të mundshëm. Analiza e studimit në fjalë, sugjeron se miqësia me njerëz të pasur, me ata që kanë para për të bërë favore ose janë në gjendje të ndikojnë në punësim, janë çelësi i suksesit. Shpjegimi më i thjeshtë për këtë gjetje është se favorizimi nga të pasurit ndikon jashtëzakonisht shumë në suksesin e ardhshëm. Miqësia me njerëzit me të ardhura të larta duket se është një parashikues më i mirë suksesi financiar se i lëvizshmërisë në rritje me numrin e vendeve të punës në dispozicion, shkallën e përgjithshme e punësimit, rezultatet akademike të studentëve, apo të ardhurat mesatare të familjes. Kjo do të thotë, se të kesh miq të pasur e me pushtet ecën para në jetë; përtej aftësisë, trajnimeve apo inteligjencës që disponon. Ky krahasim sugjeron se nepotizmi është faktor më me ndikim për  sukses sesa meritokracia që mendojmë teorikisht se duhet të jetë. Në një meritokraci, niveli i aftësive ose aftësia për të kryer punën më mirë është gjithçka që ka rëndësi. Në një vendim punësimi, rezultati meritokratik është që personi më i mirë të punësohet, pavarësisht nga lidhjet personale. Por realiteti po tregon gjithnjë e më shumë disa të vërteta larg këtyre pikpamjeve… Ndërsa bëhet gjithnjë e më e pamundur pasja e  një “meritokracie të përsosur”, iluzivisht mbetet ende shpresa se mund të kemi një botë ku ndikimi i aftësive, inteligjencës, trajnimeve dhe disponibilitetit të barabartë të punës të jetë  po aq i rëndësishëm sa lidhjet sociale duke mos vrarë shumë talente rrugës përmes vënies në dyshim të aftësive të vetes të individit të aftë pa përkrahje.

Të fundit

8 gusht 1963: Kur 15 veta grabitën 2.6 milionë paund nga një tren postar në Angli

Më 8 gusht 1963, në orët e para të mëngjesit, një grup prej 15 vjedhësish profesionistë, të armatosur dhe...

Sulm me thikë ndaj kryebashkiakut dhe djalit të tij, zbardhen detajet

Kryetari i bashkisë së qytetit francez Villeneuve-de-Marc, u shtrua në spital mbrëmë në gjendje të rëndë pasi u sulmua në rrugë nga një banor....

The Economist: SPAK po godet “peshqit e mëdhenj”

“Për herë të parë në shekullin e shtetësisë së Shqipërisë, një njësi e pavarur antikorrupsion po arreston politikanë, zyrtarë dhe kontrabandistë droge, me sa...

“Alo, jam Zlatan!” Telefonata e Ibrahimovic tundoi Jasharin të zgjidhte Milanin?

Ardon Jashari ka përfunduar zyrtarisht transferimin e tij nga Club Brugge te Milani, me raportime nga Belgjika që tregojnë se Zlatan Ibrahimovic ka kontaktuar...

42% e martesave përfundojnë me divorc. Ekspertët zbulojnë arsyet

Mbajtja e një lidhjeje mund të konsiderohet diçka shumë e vështirë dhe 42% e martesave po përfundojnë me divorc. Ekspertët janë duke i hulumtuar...

Lajme të tjera

Web TV