Tragjedi në autostradën kroate/ Autobusi del nga rruga, 11 të vdekur dhe 34 të plagosur

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Aksident me pasoja tragjike në Kroaci. Bilanci, 11 viktima dhe 34 të plagosur.

Sipas mediave vendase, një autobus me targa polake ka dalë nga rruga në autostradën A4 në drejtim të Zagrebit dhe sipas informacioneve fillestare kanë mbetur të vdekur 11 persona, ndërsa 34 të tjerë janë plagosur. Të gjithë këta të fundit janë transportuar në spitalet e Zagrebit dhe Varazhdinit për të marrë ndihmën e specializuar mjekësore.

Rreshteri i qarkut Zheljko Nagy tha se të gjithë personat janë nxjerrë nga autobusi por se ende nuk dihet shkaku i aksidentit. Sipas informacioneve jozyrtare, aksidenti i rëndë është shkaktuar nga drejtuesi i mjetit, që mendohet se e ka zënë gjumi në timon. Por ende nuk ka asgjë konkrete.

“Sipas informacioneve të deritanishme, në aksident trafiku kanë humbur jetën disa persona dhe një numër i madh janë lënduar rëndë. Përveç policëve të UP-së së Varazhdinit dhe UP-së së Zagrebit, disa ekipe të Institutit për Mjekësi Emergjente nga Qarku i Varazhdinit dhe Zagrebi, si dhe disa ekipe të zjarrfikësve, janë angazhuar në vendngjarje nga të dy qarqet”, deklaron policia.

Të fundit

Flakët në vend, Qeveria shpërblen personelin në vijën e parë të zjarreve

Qeveria shqiptare ka shpërblyer sot forcat e angazhuara në përballimin e zjarreve masive që kanë përfshirë vendin gjatë muajve...

Rama vijon takimet në zyrën e tij! Çfarë pritet të ndodhë sot?

Ky fund gushti do të jetë intensiv në Kryeministri. Kreu i qeverisë Edi Rama, do të presë deri në datën 30 gusht ministra, por...

Mesazhi i koduar nga Moska: Kush e njeh Kosovën, nuk do të mbijetojë në Serbi!

Një mesazh i koduar u lëshua nga Moska në drejtim të Beogradit, por pa një adresë të qartë. “Një njeri që njeh Kosovën nuk mund...

‘Trump shpëtoji serbët’, pse Vuçiç dhe Dodiku po ‘vrapojnë’ pas presidentit amerikan

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç prej muajsh është përpjekur me ngulm të kontaktojë Presidentin e SHBA-së Donald Trump. Pas dështimit total në muajin maj në...

Zbuloni grup profesionet që paguhen më shumë

Për herë të parë në vitin 2024, një grup profesion ka një pagë mesatare zyrtare prej më shumë se 200 mijë lekë në muaj. Sipas...

Lajme të tjera

Web TV