E turpshme në Sarandë/ Klientët u ankuan për çmimin, pronari tërbohet dhe u sulet me…

Detaje të reja janë mësuar në lidhje me sherrin e regjistruar së fundmi në Sarandë mes një pronari restoranti dhe disa klientëve. Në media thuhet se pronari i cili është përplasur me klientët e tij është shtetasi Alban Çova, 48 vjeç i shpallur për momentin në kërkim.

Mësohet se konflikti i turpshëm në mes të rrugës ka nisur pasi disa klientë nga Delvina u ankuan për çmimet e larta në restorantin e Çovës në aksin Turizëm, Kanali i Çukës.

Ata kanë refuzuar të paguajnë faturën, por sapo kanë dalë nga restoranti pronari, Alban Çoba i ka ndjekur dhe i ka kërcënuar me thikë.

Kur policia ka shkuar në vendngjarje 48-vjeçari nuk ka qenë më aty, ai nuk është gjetur as në banesën e tij.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by JOQ Albania (@joqalbania)