Mister/ Organizata ruse e lidhur me Putinin, ka të njëjtën logo me PD

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Partia Demokratike dhe një organizatë publike në Rusi kanë të njëjtën logo. Nuk dihet nëse kjo është rastësi, por vihet re se një organizate publike që përfaqëson interesat e bizneseve private ruse, “Business Russia”, e ka logon thuajse të njëjtë me Partinë Demokratike aktualisht, dhe identike me Partinë Demokratike kur kryetar i saj ishte Lulzim Basha.

 

 

Organizata “Business Russia”, e përkrahur nga presidenti rus Vladimir Putin për të përmirësuar klimën e biznesit në Rusi, është themeluar në vitin 2001, ku ka marrë edhe logon në fjalë. Partia Demokratike, nga ana tjetër, e mban këtë logo që në vitin 1990 kur u themelua.

Nuk dihet nëse “Business Russia” ia ka vjedhur logon PD-së, apo nëse ka diçka përtej kësaj rastësie të çuditshme, përveçse, i njëjti burim ku grafistët kanë marrë template-in e logos. Pasi në mars 2022 Gjykata njohu Kuvendin e 11 dhjetorit, të thirrur nga Sali Berisha, ky i fundit riktheu logon klasike të PD-së. Vendimi i gjykatës u ankimua nga Enkelejd Alibeaj, por ende nuk është marrë një vendim nga Gjykata e Apelit./Shqiptarja.com

Të fundit

“Mjafton të mos vidhet dhe…”/ Dash Shehi zbulon planin për rritjen e pagave

Kreu i LZHK dhe njëkohësisht drejtuesi i koalicionit ‘Djathtas për Zhvillim’, deputeti Dashamir Shehi, është shprehur se është fare...

FOTO/ Parku Olimpik mbushet me fletët e votimit të diasporës, gati për t’u futur në zarfe

Kuti kartoni të mbushura plot me fletë votimi, shihen në pamjet e mëposhtme, të cilat janë siguruar nga LSA, brenda ambienteve të Parkut Olimpik...

Vrasja e Ilaria Sulës, nëna e Samsonit e pranon: E ndihmova të pastronte vendin e krimit

Prindërit e Mark Samsonit, 23-vjeçarit që vrau ish-të dashurën e tij shqiptare Ilaria Sula në Romë, kërkojnë falje . Kështu ka thënë avokati i...

Hapja e fushatës, demokratët zbresin në shesh në 11 prill! Krah Berishës edhe LaCivita

Partia Demokratike do të hapë fushatën zyrtarisht në datën 11 Prill, në ditën e parë të periudhës zyrtare të fushatës elektorale dhe 1 muaj...

Dita Botërore e Shëndetit, në Shqipëri 245 bebe humbën jetën pa mbushur 1- vjeç në 2023

“Fillime të shëndetshme për një të ardhme me shpresë” është motoja e zgjedhur për këtë vit nga Organizata Botërore e Shëndetësisë në Ditën e...

Lajme të tjera

Web TV