Orges Shehi ‘ultimatum’ Tiranës/ “Kemi shumë mungesa, dua përforcime brenda javës”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Tirana triumfoi me rezultatin 0-2 në miqësoren ndaj Erzenit, falë golave të shënuar nga Redon Xhixha dhe Florent Hasani, ndërsa trajneri Orges Shehi foli për DigitAlb, ku u shpreh i kënaqur për fitoren dhe evidentoi mungesat.

“Kishim shumë mungesa, pasi në fushë ishte vetëm 50% e skuadrës së vitit të kaluar dhe asnjë prej mesfushorëve. Totre dhe Toli janë larguar tashmë, ndërsa Limaj mungonte për shkak dëmtimi. Pikërisht për këtë arsye, mund të them se jam i kënaqur, megjithatë kemi ende shumë punë për të bërë”, deklaroi Shehi.

Tekniku bardheblu pati më pas një apel për drejtuesit, të cilëve u kërkoi përforcimin sa më shpejt të skuadrës me elementë cilësorë, ndonëse pranoi se në Shqipëri është e vështirë të gjesh futbollistët e duhur.

“Pres që të sqarohet sa më shpejt situata e Seferit dhe të kompletojmë ekipin me futbollistë cilësorë, pasi nuk do të jetë aspak e lehtë. Në Shqipëri është e vështirë, pasi lojtarët cilësorë kanë firmosur tashmë me ekipet e tyre, megjithatë jam optimist që brenda javës së kaluar do të marrim futbollistët që na duhen”, tha Shehi.Taulant Seferi u jep mesazhin e fortë rivalëve – Epoka e Re

Të fundit

Kredia për shtëpi, shtrëngoni dorën!

Pas masave të tërthorta të miratuara vitin e kaluar, Banka e Shqipërisë vendosi në muajin maj disa kufizime direkte...

Festë, traditë dhe promovim i turizmit malor në 17 vjetorin e Parkut Kombëtar Shebenik

Në zemër të Parkut Kombëtar Shebenik, në Fushë-Studën, një prej vendeve më të bukura dhe të paprekura të Shqipërisë , këtë javë u zhvillua...

Kërcënimet për Zvicrën vijnë edhe nga bandat e Shqipërisë dhe të Kosovës!

Në një intervistë për gazetën “NZZ am Sonntag”, Eva Wildi-Cortés, drejtore e re e policisë federale të Zvicrës, paralajmëron mbi rreziqet që i kanosen...

Një rrëfim zemre/ Edlira Çepani prek me fjalët për Gertin që s’është më

E ftuar në emisionin “S’e Luan Topi”, aktivistja për të drejtat e njeriut, Edlira Çepani, ndau një nga momentet më të ndjeshme dhe personale...

PROFIL/ Kush ishte regjisori Piro Milkani, i njohur për komedinë ‘Zonja nga Qyteti’

Sot, në moshën 86-vjeçare, u nda nga jeta një nga emrat më të rëndësishëm të kinematografisë shqiptare, regjisori dhe operatori i mirënjohur Piro Milkani Jeta dhe rruga...

Lajme të tjera

Web TV