Udhëheqësi i partisë britanike: Shqiptarët që vijnë në Angli bëhen pjesë e krimit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Emigrantët shqiptarë që mbërrijnë me gomone në Angli, bëhen pjesë e krimit të organizuar. Është ky shqetësimi i Richard Tice, udhëheqës i partisë angleze Reforma.

Përmes një editoriali, ai komentoi investigimin e Mail On Sunday nga ku është zbuluar se 4 në 10 persona që mbërrijnë me gomone të Angli janë shqiptarë.

Tice thotë se të rinjtë shqiptarë që vendosin jetën në rrezik duke hipur në gomone, kthehen në ushtarë të krimit të organizuar, duke zëvendësuar ata që kapen nga policia.

“Nuk dua te keqkuptohem. Shqipëria nuk është një vend luksi. Shumë jetojnë në varfëri dhe korrupsioni është i përhapur. Megjithatë është një vend me një ekonomi në rritje të shpejtë. Shqiptarët të cilët marrin këtë udhëtim të gjatë në Europë drejt brigjeve franceze nuk janë të tillë me jetët e tyre në rrezik”, shkroi ai.

“Ekziston mundësia se shumë prej atyre që mbërrijnë me gomone kthehen në ushtarë të grupeve kriminale duke zëvendësuar ata që janë dënuar e janë pas hekurave. Sikurse ata mund të përdoren si skllevër modern në tregun e zi të punës ku kanë pjesën e tyre gangsterët shqiptarë.  Qeveria jonë detyrohet të na japë një përgjigje”,  shtoi më tej.

Sipas një raporti sekret të Inteligjencës Ushtarake, në Angli, 40% e emigrantëve në kanalin e “La Mansh-it”, që ndan Britaninë e Madhe nga kontinenti europian, janë nga Shqipëria. Mësohet se rreth 1075 emigrantë kaluan me gomone 6 muajt e fundit, ndërsa vitin e kaluar ka qenë një shifër prej 757.

Hulumtimet e reja tregojnë se në shtatë vitet e fundit, gati gjysmë miliardë paund janë shpenzuar nga qeveria në përpjekje për të parandaluar kalimin e emigrantëve.

Të fundit

OKB paralajmëron për mashtrime kibernetike në gjithë botën

Rrjete të gjëra kriminale kanë bërë miliarda me mashtrime përmes internetit në Azi dhe tani po i zgjerojnë operacionet...

Këmbimi valutor sot/ Me sa lekë blihen e shiten valutat kryesore

Sot, në tregun e këmbimit valutor shqiptar të ditës së sotme, një dollar do të blihet me 85.4 lekë dhe do shitet me 86.9...

E gjithë bota në zi për Papën, por ky është vendi që nuk ka bërë ende asnjë reagim zyrtar

Ndonëse e gjithë bota është në zi për vdekjen e Papa Françeskut, ku të gjithë liderët botërore kanë shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta...

Putin zbut tonet: Jemi të hapur për bisedime të drejtpërdrejta me Ukrainën

Presidenti rus Vladimir Putin ka sinjalizuar se është i hapur për bisedime dypalëshe me udhëheqësin ukrainas Volodymyr Zelensky për herë të parë që nga...

Donte një fushatë si të Trumpit, po i del një fushatë si e Bidenit

Nga Skënder Minxhozi Si Trump ka vetëm kapelen që i kanë thënë të mbajë në kokë. Të tjerat deri tani i ka si Joe Biden,...

Lajme të tjera

Web TV