Misteri në Kullën e Sahatit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Mitro Çela

-Kulla e sahatit në Kavajë-

Kavajë. Qendra e qytetit. Berber: Fadil Becurri.

Shtyva derën.

-Shiko- shiko! Të kam dy herë mik: nga ekrani dhe FB. Sa të qethet nipi, hajt të pimë kafe.

-Zanatin e ke të trashëguar, apo të mësuar.l?

-Sipas gojdhënës kemi 400 vjet.

Por unë besoj kemi nisur 200 vjet më parë.

-Si 400 si 200 vjet-gojëdhënë mbetet.

-Kemi ca fakte.

Në vitin 1817 u ndërtua Kulla e Sahatit.

-Kaq i saktë per vitin e ndërtimit?

-Ngjitu në kullë. Në një kamare është gdhendur fjala “Barekallah”

(Allahu e bekoftë!)

Viti 1232 H (1817).

-Ku lidhet kulla me zanatin e berberit?

-Qesen për ndërtimin e kulës e zgjidhi Ibrahim Bej Alltuni.

Kishte qënë nizam. Në Siri. Në Egjipt.

Iku ushtar u kthye i pasur.

-Si i shtoi mexhitet?

-Nuk dihet. Mbase ka bërë karierë në ushtri. Si shumë shqiptarë.

Tregojnë se kishte parë piramidat në Egjipt.

Donte një të tillë në Kavajë

-Beu ishte arkitekt?

-Nuk besoj. Thonë së kullën e ndërtuan tre vëllezërit Sinami . Nga fshati Bardhor.

Mjeshtër të gurit. Kishin ndërtuar kulla e saraje në disa qytete të Perandorisë Osmane.

Gurët i gdhëndnin në fshatin Karinë të Peqinit.

Në Kavajë i sillnin me qerre.

-Kanë ndërtuar kulla të tjera vëllezrit Sinami?

-Jo. Kulla e Sahatit në Kavajë mbeti jetime.

Ka një legjendë, me një mister.

-U ndërtua kulla. Beu i ftoi për darkë të tre vëllezërit.

Hynë të gjallë. Dollën nga shtëpia të vdekur.

Beu tha:

-Vetëm të vdekur nuk mund të ndërtojnë kullë si në Kavajë.

-Beu kishte ambicje. Donte ta kthente Kavajën nga fshat në qytet. Nuk mund të rrinte Kulla me Sahat e vetme, si qyqe.

Lexo edhe :  Pse bota duhet t’i thotë “jo”, tani, luftës bërthamore

Dhe qytetin donte xhami. Medrese. Por donte edhe zanaçij.

Beu nisi disa djem të mësojnë në Stamboll dhe Elbasan. Djemtë u kthyen sahatçij, xhokaxhij, teneqexhij, kasapë etj.

Në Elbasan shkoi edhe një pinjoll i familjes sonë.

-Mësoi tre zanate. Berber. Xherar( mjek popullor). Bënin dhe synet.

-Në viti 1966 Enveri i dënoi privatët. Bebai u fut në komunale. Berber.

Syneti u ndalua. Bënim natën. Me lepurin në bark.

-Në vitin 1991 hapëm dyqanin. Si në kohën e Zogut. Ka disa vite që nuk bëjmë synet. Bëhen në spitalë.

-Kujt ja ke lënë trashëgim zanatin?

-Djalit…

-Kulla ka dy mistere.

Së pari.
Kishte një orë diellore. Vinte ora 12. Binte gongu. Ishte “ora 12” vetëm e Kavajës. Gjë e bukur. Gjë e rrallë.

Nuk di pse në vitin 1931 u hoq ora diellore. U vu orë e zakonshme. Humbi lezeti i “orës 12”.

Së dyti.
Lartësia dhe pesha e Kullës, janë në përpjestim me peshën e tokës dhe largësinë e saj nga dielli.

-Këto tregojnë se ndërtuesit e Kullës, kishin njohuri të astronomisë.

Po fati i Kullës në diktaturë?

-U shpall monument kulture, në
vitin 1948.

-Por u la pas dore. U kalbën shkallët prej druri. U grryen gurët.

-Me rastin e 200 vjetorit Kulla e Sahatit u përtëri. U ndriçua. U bënë shkallë të reja. U rregullua sahati. U pastruan gurët.

Investimet i bëri një angjensi turke -TIKA

Të fundit

Ronaldo rikthehet në Serie A? Klubi italian i befason të gjithë

Cristiano Ronaldo mund të rikthehet në Serie A! Como raportohet se është i interesuar për transferimin e yllit portugez,...

Trump humb durimin: Nuk do mbaj anën e askujt

Donald Trump në një deklaratë nga Shtëpia e Bardhë ka deklaruar i prerë se në luftën Rusi-Ukrainë nuk mban anën e askujt. Kjo deklaratë erdhi...

Lojtari i Real Madridit nuk duron më: Dua të largohem

Alvaro Rodriguez, i cili sezonin e fundit ishte në huazim te Getafe, nuk u përfshi në skuadrën e Realit për Botërorin e klubeve dhe...

Sanksionet e reja kundër Rusisë, BE dështon të bindë Sllovakinë

Bashkimi Evropian ka dështuar ta miratojë një paketë të re sanksionesh kundër Rusisë të martën, pasi Sllovakia kërkoi më shumë garanci se nuk do...

Aplikacioni “Matrix”, Ervin Karamuço: Do të zbardhet fati i Ervis Martinajt

Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço, ka folur rreth zbulimit dhe zbërthimit të aplikacionit të koduar Matrix, teksa tregon se nga zbardhja e një sërë...

Lajme të tjera

Web TV