“Shërbim taksi” me “të bardhë”, dënohen dy shqiptarët në Angli

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Dy shqiptarë në Angli janë dënuar me burg për rolin e tyre në një bandë të krimit të organizuar, që merrej me trafik droge. Linja e furnizimit të drogës funksiononte si “shërbim taksi”.

Shqiptari Fatlind Boshnjaku drejtonte korrierët, përfshirë Ergys Aliaj, në qindra vende në Taunton, Yeovil, Ëellington. Martock dhe Stogursey.

Gjatë një periudhe gjashtëmujore, personat në fjalë furnizuan me kokainë dhe heroinë përdoruesve vendas në marrëveshje që arrinin në rreth gjysmë milioni paund. Ata përdorën një të ashtuquajtur “metodë të kodit postar” për të arritur marrëveshje dhe për të rregulluar dërgesat në qindra vende të ndryshme.

Boshnjaku u dënua me tetë vjet burg dhe Aliaj me dy vjet e katër muaj.

Duke përdorur dy telefona, banda shpresonte ta bënte më të vështirë për policinë lidhjen e korrierëve, klientëve dhe operatorëve të linjës telefonike. Policia ishte në gjendje të gjurmonte lëvizjen e telefonave që u përkisnin të pandehurve dhe vendndodhjeve nëpër Somerset dhe Londër.

Boshnjaku kontrollonte linjat, shpesh nga Londra, merrte porosi nga klientët dhe drejtonte të paktën katër korrierë, përfshirë Aliajn, shkruajnë mediat britanike. Ai gjithashtu organizoi strehim dhe automjete për ta. Linja e drogës përdorte marifete marketingu si shërbimi 24/7 dhe oferta më të mira për ata përdorues që prezantonin një mik.

Të pandehurit u arrestuan më 31 mars në posedim të drogës dhe parave të gatshme. Policia tha se kapi rreth 6 kg drogë.

Avokati i Boshnjakut tha se ai kishte ardhur në Mbretërinë e Bashkuar nga vendlindja e tij, Shqipëria si 15-vjeçar për t’i shpëtuar dhunës. Ai kishte mbërritur me një furgon dhe ishte marrë nën kujdesin e shërbimeve sociale Kensington dhe Chelsea. Por, kur ishte 21 vjeç, ai ishte ‘i braktisur’ dhe ‘i zhgënjyer nga shërbimet sociale’ pa adresë apo punë dhe u përfshi në komunitetin shqiptar dhe punën e paligjshme.

Lexo edhe :  AMA dhe inspektorati i punës, marrëveshje për të drejtat e punonjësve

I pandehuri u dënua gjithashtu për tetë shkelje të drejtimit të automjetit dhe sigurimin e një ID të rreme të pasaportës në polici kur u arrestua në Bridgwater.

Aliaj ishte vetëm 17 vjeç në kohën e shkeljeve. Ai ishte gjithashtu në Britani në mënyrë të paligjshme pasi i ka shpëtuar dhunës së bandave dhe do të deportohet nëse burgoset, tha avokati i tij.

Të fundit

Fundi tragjik i ëndrrës amerikane: Vdekja e Xhonn F. Kenedi Jr. në brigjet e Atlantikut

16 Korrik 1999 Në mbrëmjen e 16 korrikut 1999, një avion i vogël privat i tipit Piper Saratoga, me tre...

Agjentja sekrete “Trumpenko”, Melania bëhet virale pasi ndikoi tek Trump lidhur me Putin

Melania Trump pushton vëmendjen globale, dhe këtë herë jo për ndonjë look të ri apo event mondan, por ndikim konkret në politikën e jashtme...

“Do ju rrëmbejë zemrën”/ Shqipëria në fokusin e agjencive të famshme turistike

Shqipëria po tërheq gjithnjë e më shumë vëmendjen e agjencive ndërkombëtare turistike, të cilat e cilësojnë vendin si një perlë të fshehur të Ballkanit...

Buxheti i ardhshëm i BE dhe fati i PAC: Një udhëkryq strategjik për Ballkanin Perendimor

Monada Mehmetaj, Strasbourg Në një kontekst politik të ngarkuar pas zgjedhjeve europiane të 2024-ës, Komisioni Europian ka paraqitur më 16 korrik 2025 një nga dokumentet...

Vazhdon vala e dorëheqjeve në Vlorë

Në Vlorë vazhdon vala e dorëheqjeve. Pas dorëheqjes së drejtuesve të institucioneve në varësi të bashkisë së Vlorës, si dhe atyre në varësi të...

Lajme të tjera

Web TV