Artisti shqiptar prek me rrëfimin: Unë u ktheva nga vdekja, ai në krevatin ngjitur jo

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Vështirësitë e artistit Çun Lajçi duket se nuk kanë të sosur.

Pas humbjes së vajzës dhe kalimit të Covid-19, artisti përfundoi sërish në spital pak ditë më parë për shkak të disa problemeve shëndetësore, të cilat tashmë i ka kaluar.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ai ka prekur me një rrëfim të ndjerë. Ai ka përshkruar ato momente të vështira duke theksuar se ishte në prag të vdekjes, por kësaj radhe u kthye, ndërkohë që shton se vdekja nuk të fal dy herë duke parajmëruar se një shtrim tjetër mund të sjellë probleme më të mëdha për të.

Shkrimi i plotë:

U ktheva, se ju me deshtët e unë s’mujta pa juve!

Mos harroni, se asht dikush mbi ne që numëron vitet tona, e rrugët i zgjatë, aq sa atij i bahen taman!

Po! Dje vrapova n’spital, si cjapi të kasapi, por kur u shtrina n’shtratin me plot tela, pej e gërshanë, e luta ate dikushin:

-Theja Zot briskun kasapit e lëshoje cjapin maleve me kullotë, se u duhet dhive nesër!

Mendja m’shkoi të Gërlat e Koshutanit. Nuk ngjitesha Gunishtës përpjetë, pa ra n’gjuj e me pi ujë n’rrasa guri!

Jeta qenka e amel dhe e shkurtë, thashë, kur njeni vdiq, n’krevatin përballë meje. Ishte dy herë ma i ri se unë, e sytë i mbetën të hapun.

S’qenka ngi jetë, mendova. E paska dashtë shumë, por ajo paska qenë e shkurtë për te dhe e idhët për mua!

Doktoret e provuen shkencën e ilaçet, por, ai mjeku tjetër, mbi re, ai e kishte thye urën e tij. Ai nuk ngjitej si unë Gunishtës së Koshutanit! S’kalonte përtej fatit t’vet!

Nji gjumë e bana mes gërhama vdekjësh, mes shtrengime zemrash dhe me zbardhjen e ditës, u ktheva gjurmëve të djeshit.

– Si cjapi, që ndjekë hijet e han gjethe drizash, unë ndoqa hijet e pemëve me nji buçetë lulesh, që mi pruni nusja e djalit, dje, kur e nëshkrova vdekjen time!

Lexo edhe :  Brenda rezidencës mahnitëse ku gjithçka është prej ari (VIDEO)

Po, e nënshkrova, sepse vdekjën e ke nesër, n’mos e paç sot, e s’deshta me ia lanë djalit peng!

Ajo kishte vrapua të shitësi i luleve e n’gjethet e tyne kishte shkrua: Lati e Kosi të duen shumë!

Erdhi si drenushë dhe mi vendosi të kryet, kur u ktheva nga salla, i lidhun me fasha.

Gala ishte mes lotit e gëzimit. Mes dhimbjes e mallit!

Nata m’erri n’shtratin e pacjentit e dita me zbardhi si cjapin rebel, n’fund t’shtratit!

Zgjimi ishte me mirëmengjesin e motrave. Si jeni?

Si mysafiri që kërkon leje për rrugë, iu përgjigja njenës nga to.

Struc rrisha, tue numërua tingëllimat e aparateve, mbi kokat e pacientëve. Madje ato tingëllima s’me lan me ba gjumë!

Fiki e luta nji praktikant, që bante kujdestari. Por s’ma plotësoi dëshirën. Këto masin pulsa zemrash artist. Ju jeni pacjentë me zemra të smutë! Bjer e flij.

Por si ti mbyllë sytë, kur nesër, ndonjenit prej nesh, nuk do t’i rreh ma zemra!

I strukun n’fund t’shtratit, nisa me shkrua për cjapin, artistin plak, që zilja nuk i cingëroi e shpëtoi pa e therë thika e kasapit!

Doktor Pallaska me mori ngrykë, si t’isha mixha i tij, ai artisi i madh, Shaniu i “Godosë” se Brehtit e doktor Agim Krasniqi, ai që i futi telat damarëve t’mi, i lumtun që gjithçka ishte n’rregull, i buzëqeshun tha:

– Ik n’shtëpi e shkruej libra e luej role artist, se zemrën e ke t’re, e s’i duhesh kasapit!

Unë, me bekimet tueja e me buçetën e luleve, të nusës se djalit, si cjapi, i ndoqa hijet e pemëve dhe u ktheva të stoli e librat që presin firmën time!

Leartit i thashë: Cjapi nuk shpëton dy herë, duhet të jeshë i fortë, kur të mbetësh me zilën e tij n’dorë!

Kurrizi i Dardanisë, 09.08.2022

Të fundit

“Nuk u ndalën në babëzi”/ Reagon ashpër Meta: Paratë janë në xhepat e politikanëve

Përmes një komunikimi nga qelia, Meta shprehet se miliona euro para të dhuruara për fermerët nga Bashkimi Europian, përfunduan...

Dy fronte vendimtare në Luftën e Dytë Botërore: Pushtimi i Sicilisë dhe Beteja e Kurskut

9 korrik 1943 Më 9 korrik 1943, Lufta e Dytë Botërore hyri në një fazë vendimtare me zhvillime të mëdha në dy fronte kyçe: Bregdeti...

Përmbytje në Texas, raportohet për viktima dhe të lënduar, çfarë po ndodh në vend

“Numri i të vdekurve nga rritja e papritur e niveleve të ujit mbetet i pasigurt”, shpjegoi Rob Kelly, kreu i autoriteteve lokale në qarkun...

Do të habiteni kur të zbuloni se çfarë i shkakton kondicioneri lëkurës suaj!

Qëndrimi i gjatë në një dhomë të kondicionuar mund t’i shkaktojë dëme lëkurës suaj. Kondicionerët punojnë duke larguar lagështinë nga ajri për të ftohur...

Zjarri në landfillin e Elbasanit, Rama jep urdhër: Të shuhen brenda natës

Situata në landfillin e Elbasanit vijon të jetë e njëjtë, me prezencë të vatrave të vogla të zjarrit dhe me praninë e zjarrfikëses në...

Lajme të tjera

Web TV